Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Vushtrrisë, Shpresa Rama, ka bërë të ditur se Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve ka dhënë në shfrytëzim Kalanë e qytetit të Vushtrrisë.
Sipas saj, kalaja do të shfrytëzohet si restorant. Ajo ka treguar që ky veprim i Institutit të Monumenteve është bërë pa dijeni të institucioneve lokale të Vushtrrisë.
Lexoni më poshtë postimin e plotë:
“Instituti për mbrojtjen e monumenteve e jep kalanë e Vushtrrisë në shfrytëzim pa asnjë paralajmërim”
Veprimet e pamatura institucionale dhe të pakoordinuara të cilat gjejnë zbatim në një numër jo të vogël të rasteve, dinë të surprizojnë për të keq dhe të godasin në pika shumë të ndjeshme shoqërore. Kësaj radhe konsideroj që është goditur një fushë e cila ka nevojë për më shumë trajtim dhe përkushtim, u godit arti dhe kultura vushtrriase e posaçërisht të rinjtë e këtij qyteti.
Monumenti në fjalë i cili radhitet ndër të parët në vendin tonë si më i shfrytëzuari nga qytetarët e regjionit dhe gjithë Kosovës, është dhënë nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore në shfrytëzim për t’u kthyer në Restorant, pa dijen time dhe pa asnjë paralajmërim që diçka e tillë është duke ndodhur.
Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve i jemi drejtuar në mënyrë zyrtare me një shkresë mbi arsyen dhe mënyrën e dhënies në shfrytëzim të monumentit, hapjen e ankandit dhe të gjitha procedurat tjera deri tek dhënia e saj, por ata as nuk e morën mundin të paralajmëronin e as të përgjigjeshin në kërkesën tonë.
Drejtoria jonë një gjë të tillë e kuptoi ditën kur përfaqësues të Institutit në fjalë erdhën të kërkonin çelësat e Kalasë. Konsideroj gjithashtu që në këtë rast është shfrytëzuar në mënyrën më tinëzare vakumi institucional dhe mungesa ime në punë për arsye shëndetësore.
Unë personalisht si Drejtoreshë e DKRS-së në Vushtrri dhe Institucioni të cilin unë e drejtoj, kontestojmë këtë veprim dhe do të kërkojmë mbështetje nga të gjithë dashamirët e trashëgimisë kulturore që të hulumtojmë dhe të kërkojmë qasje në dokumentet zyrtare ashtu siç e parasheh ligji për qasje në këto dokumente:
(LIGJI Nr. 03/L-215 PËR QASJE NË DOKUMENTE PUBLIKE, (Neni 4 – E drejta e qasjes në dokumente)
1. Çdo kërkues i dokumentit, ka të drejtë në qasje të dokumenteve të institucioneve publike, duke iu përmbajtur parimeve, kushteve dhe kufizimeve të përcaktuara me ligj.)
Në një publikim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të datës 04.11.2014 në të cilin prezantohen investimet në Restaurimin e Kalasë së Vushtrrisë theksohet se MKRS-ja ka investuar 110 mijë euro dhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë 350 mijë euro për këtë restaurim. Gjithashtu citohet se “Kalaja, e cila është ndërtuar në shekullin VII, gjatë epokës bizantine, konsiderohet një prej vlerave të veçanta të trashëgimisë sonë kulturore që i ka mbijetuar periudhave të ndryshme. Ky objekt është në listën e prioriteteve të MKRS-së dhe është nën mbrojtje.
Pala jonë dëshiron të informohet në mënyrë zyrtare se në bazë të cilit dokument dhe cilit nen jepet në shfrytëzim në objekt i trashëgimisë kulturore i cili është nën mbrojtje, për tu shfrytëzuar si Restorant. Ne duam të zbardhim një të vërtetë e cila për ne është mjaftë e dyshimtë.
Prandaj, kërkoj përsëri në mënyrë publike nga Drejtori i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore z. Agim Gërguri, që t’i përgjigjet letrës të cilën ia kam drejtuar me e-mail sepse tash e sa ditë nuk e mori mundin të kthejë një përgjigje, e lus të më drejtohet me pikat ligjore në të cilat është bazuar për një veprim të tillë, të më njoftoj se ku u hap ai ankand që askush nuk e pa, të më dërgoj kontratën dhe detajet tjera që po mundohen t’i fshehin nga ne sepse do të këmbëngulim derisa ta kuptojmë këtë të vërtetë.
Kalaja e Vushtrrisë është monument i cili u shfrytëzua çdo ditë nga të rinjtë dhe organizatat e ndryshme për trajtime dhe aktivitete kulturore rinore. Ky vend ishte shembull se si jetësohet një monument duke qenë përherë në shërbim të qytetarëve. Ky monument është mirëmbajtur nga DKRS-ja që e ka mbështetur gjithë infrastrukturën funksionale duke përfshirë mirëmbajtësit, ciceronin etj.
Një monument nën mbrojtje i cili fshehurazi është dhënë në shfrytëzim për një veprimtari joadekuate për vendin në fjalë konsiderojmë që është shkelje e rëndë e ligjeve në fuqi dhe përderisa të ketë respektim të normave ligjore dhe përderisa mbështetja qytetare të jetë në anën tonë, ky monument do tu takoj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës të cilët mund të vijnë kurdo si vizitorë dhe jo si klientë Restoranti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe përfaqësues të BIK-ut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker