Site icon Telegrafi

Kafshët që mund të parandjenjë tërmetet, fakte dhe shembuj që kanë ndodhur në mbarë botën

Në vitin 373 para lindjes së Krishtit, historianët kishin regjistruar një sjellje të çuditshme të kafshëve përfshirë minjtë, milingonat, gjarpërinjtë dhe buklat që kishin “dezertuar” nga qyteti grek Helice, disa ditë para se ky vend të goditej nga një tërmet i fuqishëm, shkruan National Geographic.

Sjellje të ngjashme të çuditshme të kafshëve pak momente para se të ndodhnin tërmet nëpër botë janë regjistruar ndër shekuj, duke u konstatuar kështu se ato parashikojnë tërmetet që mund të ndodhin në zona të caktuara, transmeton Telegrafi.

Një prej sjelljeve të pazakonta që paralajmërojnë tërmetet janë peshqit që bëjnë lëvizje të pakontrolluara, pulat nuk bëjnë vezë, kurse bletë largohen nga kosheret.

Lexo po ashtu Pamje që tregojnë se si qeni parandien pak sekonda më herët tërmetin në Shqipëri, largohet nga ndërtesa në Shëngjin që fillon të lëkundet

Pronarët e kafshëve shtëpiake ishin dëshmitarë të sjelljeve të çuditshme të maceve dhe qenve pak momente para se të ndodhnin tërmetet – duke lehur pa ndonjë arsye apo duke shfaqur shenja nervoze dhe lodhje pa ndonjë arsye.

Por çfarë në të vërtetë ndjejnë kafshët mbetet mister. Një teori thotë se kafshët ndjejnë dridhjet e Tokës para njerëzve. Teoria tjetër që qarkullon, pretendon se kafshët ndjejnë ndryshimet elektrike në ajër apo të gazit që lirohet nga Toka.

Tërmetet janë një fenomen befasues, kurse sizmologët në asnjë mënyrë nuk mund të parashikojnë me saktësisht se kur dhe ku do të ndodh tërmeti i ardhshëm. Raportohet se rreth 500 mijë tërmete regjistrohen në mbarë botën brenda një viti.

Lexo po ashtu Tërmetet, si duhet vepruar në mënyrë që të shmangni pasojat!

E një nga vendet më të rrezikuara në botë nga tërmetet është Japonia, ku shumë jetë njerëzisht janë humbur dhe dëme materiale janë shkaktuar ndër vite. Për këtë hulumtuesit janë munduar të studiojnë kafshët për ta kuptuar se çfarë dëgjojnë apo ndjejnë para se Toka të dridhet, me qëllim që ato të dhëna t’i përdorin për parashikime.

Në anën tjetër sizmologët amerikanë janë skeptikë sa i përket kësaj. Edhe pse ekzistojnë raste të dokumentuara për sjelljet e çuditshme të kafshëve para se të ndodhnin tërmetet, një sondazh i Gjeologëve amerikanë që funksionojnë nën ombrellën e një agjencie qeveritare që ofron informacione shkencore rreth Tokës, pretendojnë se lidhja e riprodhueshme midis sjelljeve specifike dhe ndodhjes së një tërmeti nuk është realizuar kurrë.

“Kafshët reagojnë ndaj shumë gjërave – kur janë të uritura dhe mbrojnë territorin e tyre – kështu që është vështirë të kontrollohet studimi për të marrë një sinjal të avancuar paralajmërues”, ka deklaruar Andy Michael, gjeofizikan në USGS.

Që nga viti 1970 janë kryer një sërë studimesh mbi parashikimet e kafshëve që i ka realizuar USGS, por sipas tyre deri më tani nuk është nxjerrë nga ato asgjë konkrete, transmeton Telegrafi.

Megjithatë hulumtuesit nga e mbarë bota, vazhdojnë ta ndjekin idenë që kafshët mund të jenë parashikuese dhe paralajmëruese të tërmeteve që mund të ndodhin. Në shtator të vitit 2003, një mjek japonez theksoi në hulumtimin e tij se sjelljet e çuditshme të qenve si lehja e pakontrolluar apo kafshimi pa arsye, mund të merret parasysh si paralajmërim për ndonjë tërmet të mundshëm.

Ka shumë shembuj kur autoritet me sukses kanë arritur të parashikojnë tërmetet e fuqishme, falë sjelljeve të çuditshme të kafshëve të ndryshme.

Për shembull në vitin 1975 zyrtarët kinezë kishin urdhëruar evakuimin e Haichengut, qytet ky me një milion banorë, vetëm disa ditë para se të goditej nga tërmeti prej 7.3 magnitudë. Vetëm një pjesë e vogël e banorëve ishin lënduar apo mbytur, e po të mos kishte ndodhur evakuimi, numri i të vdekurve dhe të lënduar ka mundur ta tejkalojë shifrën prej 150 mijë.

“Rasti i Haichengut i ka dhënë shpresë njerëzimit se tërmetet mund të parashikohen”, tha për fund Andy Michael nga USGS. /Telegrafi/

Exit mobile version