Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi sot po qëndron në Kosovë.

Në fjalimin e mabjtur në Kuvend para deputetëve të Kosovës, Varhelyi edhe njëherë konfirmoi se Kosova ka përmbushur kriteret e liberalizimit të vizave.


Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, i ka reaguar Varhelyit i cili tha se nuk po munden t’i bindin vendet e BE-së për heqjen e vizave për Kosovën.

Kadrijaj ka thënë se është e pakuptimtë kjo deklaratë.

“E pakuptimtë deklarata e tij derisa ende spo mund t'i bindin disa vende që të ju lejohet popullit të Kosovës lëvizja e lirë”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:Sot në Kosovë po qëndron Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, i cili prapë e konfirmoi se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave. E pakuptimtë deklarata e tij derisa ende spo mund t'i bindin disa vende që të ju lejohet popullit të Kosovës lëvizja e lirë. Atëherë i nderuar, cila është fuqia e BE-së kur as vendet anëtare nuk ka fuqi t'i ketë nën menaxhim. BE-ja i ka hy në hak Kosovës, e nëse dëshiron kthimin e besimit të popullit të Kosovës ndaj tyre, duhet t'i liberalizoj vizat! /Telegrafi/