LAJMI I FUNDIT:

Kadrijaj: AAK e gatshme për zgjedhje, por koalicioni qeverisës po funksionon mirë (Video)

Kadrijaj: AAK e gatshme për zgjedhje, por koalicioni qeverisës po funksionon mirë (Video)

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj ka thënë se kjo parti është e gatshme të shkojë në zgjedhje pasi Qeveria e kryeministrit Ramush Haradinaj ka punuar më shumë se qeveritë paraprake.

Kadrijaj, në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se Haradinaj ka marrë vendime të mëdha si Ushtria, Ligji i pagave, Ligji për Trepçën…

Ajo ka thënë se deri më tani koalicioni qeverisës ka funksionuar mirë, pavarësisht disa deklaratave.


“PDK deri tash ka qenë korrekt. Puna në komisionet e ndryshme parlamentare apo miratimi i ligjeve në Kuvendin e Kosovës, ka treguar se deri sot kemi pasur një partneritet të mirë. Koalicioni ka funksionuar shumë mirë, kemi pasur qëndrime të njëjta edhe në Kuvendin e Kosovës, asnjëherë nuk kemi pasur ndonjë votim kundërthënës në Kuvend”.

Deputetja e AAK-së ka thënë se që nga ditë e dytë është paralajmëruar prishje e koalicionit dhe rrëzim të Qeverisë, por sipas saj kjo e fundit tashmë i ka mbushur më shumë se një vit e gjysmë të funksionimit të saj.

“Për t’u rrëzuar qeveria duhen 61 vota. Ato vota nuk i ka askush për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj. Koalicioni po funksionon mirë, ligjet po miratohen, kemi unanimitet në veprime”.

Kadrijaj ka thënë se janë spekulime zërat se do të ketë qeveri gjithëpërfshirëse, pasi koalicioni po funksionon shumë mirë.

“Mendoj se zërat për qeveri gjithëpërfshirëse janë spekulime. Koalicioni po funksionon mirë, madje në votimin e buxhetit kanë qenë 65 vota”, tha ndër të tjera Time Kadrijaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Kalo në kategori