Kadrie Canolli, me forma magjepsëse, filmon editorial për brendin e famshëm “GUESS”

E re, plot hijeshi, e dedikuar në perfeksion ndaj detajeve për të bukurën dhe modën, prezantuesja Kadrie Canolli, sërish ka gjetur një mënyrë për të kënaqur fansat dhe njëkohësisht për të reklamuar brendin “GUESS”
Në punën e saj, reflekton atë që të tjerët duan… imazhin e kuruar të ndërthurur me një buzëqeshje magnetike, detajet e skalitura, shembullin e disiplinës dhe talentit.
Brendi i cili me decenie është sinonim për glamur jashtëkohor dhe seksipil, shumë shpesh ka qenë zgjedhje e damave të famshme nga bota e argëtimit dhe e modës.
Modelja Kadrie Canolli ka tërhequr vëmendjen e njohësve të modës dhe, këto ditë, ajo ka filmuar një fushatë të re për brendin “GUESS”, i cila ka hyrë në kulturën moderne duke u bërë ikonë e gjeneratës së re, shkruan Telegrafi.
Edhe pse tani për tani është në dispozicion për të gjithë, mund të thuhet gjithashtu se kjo markë, është e patejkalueshme në botën e modës për shkak të stilit që kuron.
E udhëhequr gjithnjë nga sensi i origjinalitetit, shtathedhura sygjelbër, kthen çdo frymëzim në skicë dhe çdo ëndërr të sajën në realitet.
“Thjeshtësia ka qenë gjithmonë stili im dhe ndihem më natyrale në të. Jam më rehat në veshje të tilla, që në një farë mënyre është një reflektim i karakterit tim. Mendoj që bukuria në thjeshtësi është çelës i elegancës së vërtetë”, thotë ajo.
Si një vajzë ambicioze, Canolli di çfarë dëshiron në jetë dhe është në rrugën e duhur për ta realizuar këtë. Ka një zgjuarsi të lindur dhe kjo kuptohet nga mënyra sesi imazhin e vet e vë në funksion të suksesit, gjithmonë me thjeshtësi dhe klas.
“Jam atraktive në situata speciale, të cilat nuk është e thënë të jenë vetëm ngjarje afariste apo festa, por mund të jenë edhe rezultat i ndjenjave të mia momentale dhe i rrethanave”, thotë kjo bukuroshe që reflekton elegancë dhe stil mahnitës.
View this post on Instagram
Kadria, me vetëdije ka hequr dorë nga koha e lirë, mirëpo ka kuptuar që pikërisht ajo kohë e lirë nëpër këtë punë ka marrë njëfarë dimensioni dhe kuptimi të ri.
“Unë e kam punën time të përditshme, e cila në vetvete është kërkuese dhe me përgjegjësi. Mirëpo, kur diçka doni dhe kur dashuria e madhe është nxitëse e kreativitetit tuaj, nuk ka vend për lodhje dhe për të menduar që diçka është e vështirë. Gjithë energjinë time e investoj në përmbajtjen të cilën e krijoj. Askush nuk është më i kënaqur se unë kur në fund të ditës shoh rezultatin e mundit tim, po ashtu edhe nëpërmjet kënaqësisë së klientëve dhe audiencës me të cilët punoj”, vijon ajo.
Gjithmonë në industrinë e modës së re të cilën e njeh shumë mirë, kush më mirë se ajo mund t’u bëjë reklamë krijimeve të brendeve të ndryshme. Shikoni këtë xhirim kaq relaksues dhe gjykoni.
Foto: Jeton Bylykbashi
Video: Vula Films – Alban Ismajli
Montazhi: GUESS
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Tetë mënyra të grimit që do të iu bëjnë të dukeni si mbretëreshë

Përse bebet lëvizin derisa janë bark

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja
Historia e Kendra Spears, modeles që u bë princeshë dhe që të gjithë e adhurojnë

Pse kam dhimbje pas intimitetit?!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit