LAJMI I FUNDIT:

Kadri Veseli emëron zëdhënësin dhe drejtorin për komunikim në parti

Kadri Veseli emëron zëdhënësin dhe drejtorin për komunikim në parti

Partia Demokratike e Kosovës, pas zgjedhjes së Kryesisë së re, me propozim të kryetarit të partisë, Kadri Veseli, ka emëruar dy zyrtarë përgjegjës për komunikim dhe marrëdhënie me publikun.

“Shefi i Kabinetit të kryetarit Veseli, Avni Bytyçi, është emëruar në pozitën e zëdhënësit të partisë, ndërsa Bashmir Xhemaj, është emëruar Drejtor i Zyrës së Komunikimit në parti. Para se të shërbente në pozitën e zëdhënësit të PDK-së, Avni Bytyçi ishte për dy mandate zëvendës shef i Stafit të Kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Më parë, Avni Bytyçi ishte angazhuar në sektorin e shoqërisë civile, duke mbajtur pozita të ndryshme menaxheriale dhe udhëheqëse, duke avokuar për demokraci dhe institucione transparente dhe llogaridhënëse.


Në vitin 2013, ai ka pranuar bursën Fulbright nga Departamenti i Shtetit Amerikan, për të vazhduar studimet. Pas përfundimit të studimeve themelore, drejtimin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, ka ndjekur studimet e nivelit Master në “Maxwell School of Citizenship and Public Affairs” në Universitetit Syracuse, në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa, drejtori i Zyrës së Komunikimit, Bashmir Xhemaj, ka diplomuar në shkenca politike dhe magjistruar për komunikim në Universitetin e Sheffildit, fakulteti ndërkombëtar në Selanik. Ka përvojë të gjatë në gazetari dhe shoqëri civile.

Ndërsa nga viti 2014, ka punuar si këshilltar në Ministrinë e Jashtme dhe më vonë si këshilltar i lartë i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj”, thuhet në njoftimin për media.

Partia Demokratike e Kosovës që nga themelimi i saj dhe në përvojën gati dy dekada si parti politike, ka kultivuar çdo herë një raport të veçantë dhe të afërt me mediat dhe publikun.

Emërimet e reja do ta forcojnë edhe më shumë këtë lidhje dhe rritin bashkëpunimin e përditshëm me të gjitha palët e interesit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Berisha nga

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Kalo në kategori