LAJMI I FUNDIT:

Kadaj-Bujupi: Në VV pati shumë linçime, u përdorën metoda të egra

Kadaj-Bujupi: Në VV pati shumë linçime, u përdorën metoda të egra

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi, bëri me dije se më herët është vërejtur se ka pasur mospajtime në këtë parti, nga e cila së fundi ka pasur shumë dorëheqje të anëtarëve të Kryesisë së VV-së.

“Lëvizjen Vetëvendosje e kam njohur si një organizatë e cila bazën e vet të ekzistencës e të zhvillimit e ka pasur në parimin e drejtësisë dhe barazisë, e cila ka reflektuar shumë në organizime dhe dallonte nga subjektet e tjera”, tha ajo në emisionin në RTK.
Sipas saj para zgjedhjeve në Kosovë ka pasur një tendencë për degradim të figurave të caktuara në Lëvizjen Vetëvendosjen.

“Ka pasur linçime në rrjetet sociale, në momentin kur u mbajt Këshilli dolën e votuan “ata forca e të errëta”, votuan për Albin Kurtin që të jetë kandidat për kryeministër. Nuk kishte asgjë kundër Albin Kurtit. Kur u mbajtën zgjedhjet u mbyll ajo etapë, kur kishte një paranojë. Ne dolëm fitues dhe të gjithë menduan se ndryshimi po vjen, ku qytetarët ndjeheshin të lodhur”, tha Kadaj-Bujupi.


Ajo bëri me dije se ka pasur përpjekje që të kontribuojë bashkimin në Lëvizjen Vetëvendosje. “Jam përpjekur që të jem bashkuese, pasi që ecja përpara për Kosovën është shumë e rëndësishme”, theksoi ajo.

Sipas saj Albin Kurti është dashur të tejkalojë vetveten. “Visar Ymeri është angazhuar që të ndalen degradimet e njerëzve në parti, nëse sot i ndodh ndokujt, nesër do t’i ndodh tjetër kujt”, theksoi ajo.

“Metodat që janë përdor brenda për brenda Lëvizjes Vetëvendosje, janë kanë shumë të egra. Prej gjuhës dhe qasjes së përgjithshme ka qenë shumë denigruese. Nuk e kam pritur që të ketë sulme të tilla, ku ka pasur sulme edhe për jetën private. Të cilësohet armik i brendshëm dhe të shkohet për tej nacionalitetit”, tha ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori