LAJMI I FUNDIT:

Kadaj- Bujupi flet lidhur me rastin e Haradinajt, e quan të papranueshëm vendimin e gjykatës

Kadaj- Bujupi flet lidhur me rastin e Haradinajt, e quan të papranueshëm vendimin e gjykatës

Gjykata franceze e Apelit ka shtyrë deri më 2 mars vendimin për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, lidhur me kërkesën për ekstradimin e tij në Serbi.

Kjo shtyrje e vendimit ka ndodhur për arsye se prokuroria ka kërkuar informata shtesë nga Serbia për shumë çështje, ka bërë të ditur zëdhënësja e gjykatës, Sandra di Rosi.

E këtë vendim të gjykatës në Lëvizjen Vetëvendosje e cilësojnë të papranueshëm.


Deputetja e VV-së, Donika Kadaj- Bujupi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nënshtimi i qeverisë dhe dialogu pa parime, po prodhon goditje të vazhdueshme për Kosovën.

“Çdo arrestim i veteranëve të UÇK-së në këtë rast të komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit me urdhëresa të Serbisë së Millosheviqit dhe neomillosheviqëve, është i papranueshëm për ne si Vetëvendosje. Gjithashtu nënshtrimi i qeverisë në një dialog pa parime dhe pa kushtëzime për Serbinë prodhon padrejtësi dhe goditje të vazhdueshme për Kosovën, UÇK-në dhe luftëtarët”, ka thënë Kadaj- Bujupi.

Haradinaj është arrestuar me katër janar në aeroportin e Bazelit nga autoritet franceze, pasi Serbia si anëtare e Interpolit kishte lëshuar një flet-arrest ndërkombëtar për Ramush Haradinajn në vitin 2004./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Distributorët farmaceutikë: Vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë rrezikojnë furnizimin me barna në Kosovë

Distributorët farmaceutikë: Vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë rrezikojnë furnizimin me barna në Kosovë

Lajme
Zotimet për ekonominë në qendër të fushatës zgjedhore në Kosovë

Zotimet për ekonominë në qendër të fushatës zgjedhore në Kosovë

Politikë
Kalo në kategori