LAJMI I FUNDIT:

Kadaj-Bujupi: FIT-i të ndërhyjë te muri në veri të Mitrovicës (Video)

Kadaj-Bujupi: FIT-i të ndërhyjë te muri në veri të Mitrovicës (Video)

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi, në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit ka komentuar ngritjen e murit në pjesën veriore të Mitrovicës, për të cilin thotë se një shtet normal nuk do ta lejonte një gjë të tillë.

Deputetja thotë se shteti është dashtë të ndërhyjë madje edhe përmes forcës – duke përmendur këtu njësitin special të Policisë së Kosovës, FIT.

“E thash që është përgjegjësi puro e shtetit, sepse ndërhyrja do të duhej të vinte nga shteti, përmes forcave të cilat mungojnë. E kemi FIT-in për shembull dhe, vitin e kaluar, janë treguar mjaft ‘efikas’ kur u futën në Lëvizjen Vetëvendosje. Ndërkaq, sot, kur po bëhet fjalë për Mitrovicën, ata po tërhiqen”, thotë deputetja e VV-së.


Ajo foli edhe për liberalizimin e vizave, duke thënë se edhe po të ishte i zgjidhur problemi i demarkacionit, kosovarët nuk do të kishin liberalizim. Kadaj-Bujupi duke komentuar demarkacionin, akuzoi kryeministrin e vendit, Isa Mustafën, “se po sillet si matrapaz”. /RTV D/Telegrafi/

https://youtu.be/77d7yaHOUB0?t=3351

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori