Kacin: Maqedonia po shkon kah koha e gurit

“Maqedonia iku në shekullin e mesëm, madje tani edhe në kohën antike, dhe këmbëngul të shkojë më tutje kah koha e gurit. Përfaqësuesit zyrtarë në BeH duhet të shikohen në pasqyrë pas rrojës në mëngjes dhe të thonë – mjaft ishte, tani do të hapim një kapitull të ri për BeH. Kur kjo do të ndodhë, unë nuk shoh problem që vendi të ec përpara. BeH niset nga e tanishmja, ndërsa Maqedonia nga koha antike”, tha Kacin.
Për argumentet e gazetares se Maqedonia përmbushi gjithçka për BE-në, por nuk mund të shkojë më tutje për arsye se Greqia e bllokon për arsye të emrit, Kacin me përgjigje: “Maqedonia nuk mundet më tutje për shkak të vetvetes. Sepse nëse ata donin, do të gjenin marrëveshje për emrin dhe që moti do të ishin në NATO!”, ka thënë Kacin. /Telegrafi/




















































