Pasi që Zinedine Zidane u largua nga Real Madridi, një mundësi për ta drejtuar gjigantin botëror iu dha trajnerit të ri, Julian Nagelsmann, po që e ka refuzuar.

Trajneri 30 vjeçar që është trajner te Hoffenheimi, por do të kalojë pas një viti te RB Leipzing, nuk e kishte parë të rrugës të largohej njëherë nga Bundesliga.


GettyImages 837188398 Julian Nagelsmannit iu ofrua mundësia ta drejtojë Real Madridin (Getty Images)

"Nuk është se nuk e mendova gjatë ofertën. Kush do t’ia mbyllte telefonin Real Madridit?”.

"Nuk ka asgjë më të madhe se Real Madrid”.

GettyImages 838015264 Kundër Liverpoolit në play-off të Ligës së Kampionëve (Getty)

"Unë jam vetëm 30 vjeç. Nëse karriera ime e stërvitjes evoluon në mënyrë të arsyeshme, mund të kem një mundësi tjetër që të marrë përgjegjësinë në një klub në atë ligë”.

"Përsa i përket familjes sime, nuk ishte koha e duhur për të lëvizur jashtë vendit"m ka thënë Nagelsmann.

Real Madridi ka zgjedhur për trajner të ri Julien Lopetegiun. /Telegrafi/

telegrafi sport app