LAJMI I FUNDIT:

A ka Rusia kampe stërvitore në Bosnjë-Hercegovinë?

A ka Rusia kampe stërvitore në Bosnjë-Hercegovinë?

A ka vërtet kampe trajnimi për forcat speciale ruse dhe paraxhematin e islamit radikal në Bosnjë-Hercegovinë? Kutinë e Pandorës e hapi ministri i Mbrojtjes.

“148 forca speciale ruse dhe oficerë të inteligjencës kanë ardhur në territorin e Republikës Srpska, RS, në Bosnjë-Hercegovinë. Forcat speciale janë të vendosura në tri hotele në zonën e Laktashit, ndërsa një pjesë e forcave speciale ruse është vendosur në Qendrën e Trajnimit të Forcave Policore të MPB-së së Republikës Srpska në Pale”.

Kështu shkruanin disa media vendase.


“Konfirmimi nga disa burime” për këtë informacion u mohua më pas nga Policia Kufitare, e cila konfirmoi se 144 shtetas rusë kanë hyrë në Bosnjë-Hercegovinë, “por kanë plotësuar kushtet e nevojshme për të hyrë në B-H, nuk kanë veshur uniforma dhe shenja ushtarake, e në mesin e tyre ka gra dhe burra të moshave të ndryshme”.

Bëhej fjalë në fakt për “Don Kozakët”, anëtarë të shoqërisë kulturore artistike, e jo siç u spekulua, për forcat speciale ruse dhe spiunë.

Presidenca e BeH po kërkon informacion

Historia e forcave speciale ruse është rihapur në Bosnjë-Hercegovinë dhe është iniciuar nga ministri i Mbrojtjes, Zukan Helez.

Kjo është arsyeja pse agjenda e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës përfshin informacione rreth kampeve të mundshme në territorin e RS, si dhe grupeve paraushtarake dhe celulave terroriste.

“Është gjithmonë informacion i mbrojtur. Për to nuk flitet publikisht, sepse kushedi se çfarë lloj veprimesh po ndodhin”, tha kryetari i Presidencës së B-H, Zheljko Komshiq, pasi njeriu i parë i mbrojtjes Helez bëri pretendime për ekzistencën e kampeve stërvitore në territorin e RS, të cilat kontrollohen nga rusët.

Presidenca do t’i diskutojë këto çështje, si për këto kampe stërvitore në RS, ashtu edhe për këtë histori për terroristët që gjoja veprojnë dhe jetojnë në Bosnjë-Hercegovinë dhe ne nuk i shohim ata”, tha Komshiq, duke theksuar se do të kërkojë zyrtarisht një informacion nga agjencitë e sigurisë së inteligjencës në Bosnjë-Hercegovinës.

Kampet stërvitore ruse në RS ose forcat paralele të vendeve të tjera që veprojnë në Bosnjë Hercegovinë janë pohime nga ministri i Mbrojtjes Helez, në një paraqitje në televizionin N1.

Sulm ndaj rendit kushtetues

“Ne kemi të dhëna se ku zhvillohet trajnimi në territorin e Republikës Srpska”, tha Helez, duke përmendur përveç njerëzve nga Rusia edhe strukturat paralele ushtarake që do të ndihmojnë Bosnjë-Hercegovinën.

Nga policia e RS, ata hedhin poshtë pretendimet se ka kampe të paligjshme stërvitore në territorin e saj.
Deklarata të tilla, paralajmëron Policia e RS, dëmtojnë seriozisht situatën e sigurisë.

“Politika të tilla ekstreme, radikale, të dhunshme, çojnë në terrorizëm. Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Kushtetutës dhe sigurisë së Bosnjë-Hercegovinës”, thotë ministri i Punëve të Brendshme të RS, Sinisha Karan.

E gjithë kjo, përveç reagimeve politike, ka alarmuar edhe Prokurorinë e Shtetit, e cila ka hapur një rast të veçantë.

“Në kuadër të rastit, ministri do të ftohet të dëshmojë dhe të paraqesë të gjitha informacionet, provat dhe faktet që disponon. Kujtojmë se të gjitha institucionet, bartësit e funksioneve, si dhe qytetarët kanë detyrim ligjor që të raportojnë në institucionet kompetente të gjitha informacionet për veprat e kryera kriminale, si dhe për autorët”, njofton Prokuroria.

A ka njohuri OBA për kampet?

Kohët e fundit, disa politikanë nga Republika Srpska u shkruan kongresmenëve amerikanë, ndër të tjera për situatën e sigurisë në Bosnjë-Hercegovinë.

Ata deklaruan se B-H “është një strehë për islamistët radikalë dhe është shtëpia e shumë qelizave të Al-Kaedës dhe ISIL”.

Reagimet që erdhën më pas nga përfaqësuesit politikë në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës, sipas analistëve, mund të vihen në kontekstin e “kthimit të topit” ndaj pretendimeve për ekzistencën e kampeve stërvitore në territorin e RS-së. Ky sfond është deklarata e ministrit të Jashtëm të Bosnjë-Hercegovinës, Elmedin Konakoviq.

“Pashë deklaratën e kolegut Helez. Sinqerisht, i besoj shumë më tepër vlerësimit të tij sesa letrës së përfaqësuesit të RS drejtuar Kongresit Amerikan se në Bosnjë-Hercegovinë ka degë muxhahedinësh. Unë ftoj institucionet që patjetër t’i kontrollojnë këto akuza, gjithçka duhet të kontrollohet profesionalisht dhe të ketë ekspertizë”, tha Konakoviq.

Tashmë janë kryer kontrolle.

Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Bosnjë-Hercegovinës (OBA), ka informuar tashmë Këshillin e Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës me gjendjen.

“U dërgua një përgjigje se nuk ka kampe apo formacione paraushtarake”, tha agjencia.

Njeriu i parë i Rogaticës, Milorad Jagodiq, siguron se në këtë territor nuk ka kampe.

“Gjithçka është e sajuar, është një gënjeshtër e pastër. Nga një nivel i tillë, si ministri i Mbrojtjes, është e tepërt të paraqesë informacione të tilla të pa verifikuara. Rogaticës dhe marrëdhënieve ndëretnike i është bërë shumë dëm”, thotë Jagodiq.

Dorëheqja e Helezit

Nuk është mirë që ministri i Mbrojtjes të dalë publikisht me informacione të pakonfirmuara, thotë analisti për çështje ushtarake, Gjuro Kozar.

Sa i përket kampeve, Kozar thotë se në RS ka forma të “stërvitjes së njësive të xhandarmërisë”.

Por, shton ai, stërvitjet që janë zhvilluar kanë ngritur pyetje, pse janë mbajtur në ato vende.

“Tani i takon ministrit Helez të paraqesë informacionet shtesë, nëse ka, dhe të shpjegojë pretendimet e tij. Por jam shumë i sigurt se OBA nuk ka të dhëna se kush dhe si janë trajnuar në Rogaticë dhe Magliq dhe më gjerë”, thotë Kozar.

Këtë javë duhet të jetë në seancë edhe Komiteti për Sigurinë e Asamblesë Kombëtare të RS, i cili gjithashtu do të kërkojë informacione për ekzistencën e këtyre kampeve si dhe informacione për sigurinë e përgjithshme.

Deri atëherë përfaqësuesit serbë në Këshillin e Ministrave do të kërkojnë dorëheqjen e Helezit. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Kalo në kategori