Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu, zëvendëskryeredaktori i televizionit Alsat.
Isuf Kadriu ndërroi jetë në moshën 52 vjeçare pas një sulmi kardiak në qytetin turistik Shëngjin të Shqipërisë, ku ishte për pushime me familjen e tij. Është i martuar dhe baba i tre fëmijëve.
Shkollimin e mesëm e ka mbaruar në gjimnazin e Gjilanit, ndërsa studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës, si njëri ndër gazetarët e parë të diplomuar nga Maqedonia e Veriut.
Që nga viti 2008 ka qenë zëvendëskryeredaktor i Televizionit ALSAT, ku ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në procesin e organizimit dhe mbarëvajtjes së punës në programin informativ të televizionit. Gjatë punës së tij shquhej për përkushtim të madh profesional dhe për kolegialitet në punë.
Karriera në gazetari e Isuf Kadriut fillon në vitin 1998 në Televizionin ERA, ndërsa që na viti 1999 në Programin në Gjuhën Shqipe të Televizionit të Maqedonisë së Veriut, në të cilin punoi si redaktor i lajmeve deri në vitin 2008, përfshirë edhe periudhën sensitive të konfliktit të vitit 2001, gjatës së cilës me përkushtim të pashoq, duke mos kursyer asgjë në aspektin profesional për të kontribuar për informimin e drejtë dhe objektiv të opinionit publik lidhur me zhvillimet në terren, ndërsa shpesh edhe vetë duke qenë në rolin e reporterit të luftës në zonat e përballjeve mes forcave policore ushtarake dhe ish Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Paralelisht me angazhimet në mediat e vendit, edhe atë në pozicione pune me përgjegjësi, Kadriu që nga viti 2001 dhe në vazhdimësi ka qenë korrespondent i përhershëm i Radios Evropa e Lirë nga Shkupi, prej ku ka raportuar për zhvillimet politike, ekonomike, kulturore e ngjarje tjera që kanë ndodhur në Shkup e në vend. Kolegu Isuf Kadriu do të mbahet mend në memorien e historisë së gazetarisë së një kontribues për dinamizimin e gazetarisë, si një promovues i ndjekjes objektive të ngjarjeve dhe si një shtjellues profesional i çështjeve dhe dukurive politike dhe shoqërore.
Të gjitha këto përpjekje profesionale i bënte gjithmonë duke respektuar parimin e punës ekipore dhe respektimin e standardeve profesionale dhe normave etike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri