Mesfushori i The Spurs, Dele Alli, është vënë në shënjestër të klubeve të Kinës.

Disa klube kineze janë të gatshme të paguajnë hiq më pak se 1 milion dollar në javë për pagën e tij.


Alli është 20 vjeçari i parë që ka arritur të shënojë 20 gola në Ligën Premier në këtë moshë.

Paga  e tij do të ishte 52 milionë dollarë, apo 42.3 milionë funte.

Por sipas trajnerit të Tottenham, Mauricio Pochettino, lojtari i tij vlen më shumë se 50 milionë funte.

“Po,(ai është lojtar që kushton 50 funte), pse jo. Dele Alli ka treguar kualitetin e tij dhe është e vështirë të gjesh lojtar si ai në këtë moshë”, ka thënë Pochetino.

Lojtari është duke u pëlqyer shumë nga Real Madridi. /Telegrafi/

telegrafi sport app