LAJMI I FUNDIT:

Ka arritur në Maqedoni grupi ri i nxënësve nga SHBA për këmbim kulturor

Ka arritur në Maqedoni grupi ri i nxënësve nga SHBA për këmbim kulturor

Në Maqedoni sot ka arritur grupi i ri prej pesë nxënësve të shkollave të mesme nga Amerika, të cilët do të qëndrojnë dhjetë muaj në suaza të Programit për këmbim rinor dhe arsim (Youth Exchange and Study Program – YES), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ky program financohet nga Qeveria amerikane dhe administrohet nga Byroja për arsim dhe çështje kulturore (Bureau of Educational and Cultural Affairs – ECA) të Departamentit amerikan të shtetit.

Pesë nxënësit amerikan në moshë 16 deri më 18 vjet do të jetojnë tek familje nga Maqedonia dhe do të mësojnë në shkollat e mesme të Maqedonisë.


Grupi i ri prej 12 nxënësve nga shkollat e mesme të Maqedonisë më 16 gusht të këtij viti u nisën për në ShBA në kuadër të këtij programi.

Në shtator të këtij viti fillon cikli i ri për përzgjedhje të nxënësve nga Maqedonia për vitin shkollor 2017/2018. Nxënësit e interesuar mund të paraqiten më 14 shtator në Shtip, më 15 shtator në Strugë, në 16 shtator në Kumanovë dhe në 17 shtator në Shkup.

Më tepër informata mund të merrni në http://ac-see.org/new/ dhe http://ac-see.org/new/youth-exchange-study/yes-applicationinformation/./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori