LAJMI I FUNDIT:

Juventusit i ikën fitorja në ‘frymën e fundit’ – barazon në udhëtim ndaj Lecces

Juventusit i ikën fitorja në ‘frymën e fundit’ – barazon në udhëtim ndaj Lecces

Juventusi ka luajtur baras me rezultat 1-1  ndaj Lecces në kuadër të javës së 14-të në elitën e futbollit italian.

Mysafirët e nisën më mirë këtë ndeshje duke dominuar kundërshtarin dhe duke krijuar dy raste të shpejta për gol.

Khephren Thuram në minutën e gjashtë dhe Francisco Conceicao në minutën e tetë patën secili nga një rast të mirë shënimi, por nuk arritën ta gjejnë golin.


Lecce në ndërkohë rastin e parë në këtë sfidë e pati në minutën e 55-të me Tete Morenten, gjuajtja e të cilit u prit me lehtësi nga Perin.

Goli i avantazhit për ‘Zonjën e Vjetër’ erdhi tek në minutën e 68-të ku Andrea Cambiaso me ndihmën e një devijimi arriti ta çojë topin në rrjetë për rezultatin 1-0.

Teksa dukej se ndeshja do të përfundonte me fitoren e Juventusit, vendasit ia dolën të barazojnë rezultatin në fund të takimit.

Po zhvillohej aksioni i fundit i takimit kur në minutën e 94-të Ante Rebic u gjend mirë brenda zonës për të shënuar për rezultatin 1-1 që në fund ishte epilogu përfundimtar i takimit.

Pas javës së 14-të, Juventusi mbetet në pozitën e gjashtë në tabelë me 26 pikë të grumbulluara./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve
Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

La Liga
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Kalo në kategori