Juventusi vazhdon në finale të Kupës së Italisë (Video)

Juventusi është kualifikuar në finale të Kupës së Italisë, përkundër humbjes prej 3-2 nga Napoli në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të kësaj gare.
Gonzalo Higuain ishte i pari që shënoi duke iu kundërpërgjigjur tifozëve që e fishkëllenin gjatë gjithë kohës (32’). Ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë.
Marek Hamsik e barazoi rezultatin (53’), por Higuain reagoi shpejt me një gol të bukur për ta rikthyer epërsinë (59’).
Dries Mertes e barazoi sërish rezultatin pas një gabimi të portierit Neto (61’), ndërsa Lorenzo Insigne (67’) u dha shpresë vendasve.
Sidoqoftë, Napoli nuk arriti të shënonte edhe dy gola, sa i nevojiteshin për t’u kualifikuar, ashtu që në finale vazhdoi Juventusi.
Në finalen e 2 qershorit në Stadio Olimpico, Zonja e Vjetër do të luajë kundër Lazios. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x5hd1nw_hfh_sport
https://www.dailymotion.com/video/x5hd4di_marek-hamsik-goal-hd-napoli-1-1-juventus_sport
https://www.dailymotion.com/video/x5hd4tn_sport
https://www.dailymotion.com/video/x5hd56q_zeizaoepzaioezamllswdslmq_sport
https://www.dailymotion.com/video/x5hd5l9_lorenzo-insigne-goal-hd-napoli-3-2-juventus-05-04-2017_sport





















































