Wilfired Gnonto pritet të largohet nga Leeds United vetëm pas një viti qëndrim në Angli.
Sulmuesi i talentuar italian iu bashkua Leeds Unitedit verën e vitit të kaluar nga Zurich për 4,5 milionë euro, por largimi i tij nga kjo skuadër duket i pashmangshëm.
Leeds ka rënë nga Liga Premier dhe Gnonto nuk dëshiron të qëndroj te kjo skuadër dhe të luaj në Championship.
Calciomercato ka raportuar se gjiganti italian Juventusi është duke e monitoruar situatën e sulmuesit të talentuar.
19-vjeçari ka zhvilluar 28 ndeshje me fanellën e Leeds, duke realizuar katër gola e duke asistuar në katër të tjerë.
Junventus është gati të shpenzojë deri në 20 milionë euro për afrimin e sulmuesit këmbëshpejtë.
Gjithsesi situatën e tij janë duke e monitoruar edhe skuadrat tjera italiane si Roma, Atalanta dhe Lazio. /Telegrafi/