Juventusi i pandalshëm në këtë fillim sezone, fitore e pastër dhe lider i vetëm në Serie A
Juventusi ka marr fitore si mysafir me Hellas Veronan me rezultat 3-0 në kuadër të javës së dytë të Serie A. Zonja e Vjetër e nisi shumë mirë ndeshje duke krijuar disa raste para se të shënonte. Por goli erdhi në minutën e 28-të, kur Kenan Yildiz asistoi te Dusan Vlahovic i cili shënoi për 1-0.
Vlahovic at his best - a forward who requires a half-chance or minimal space to finish.
Good little goal and another assist added to Yildiz's account.
— Prince Nishat (@teasersixer) August 26, 2024
Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 39-të, Samuel Mbangula asistoi te Nicolo Savona i cili shënoi gol në ndeshjen e parë si startues për 2-0.
Me të filluar pjesa e dytë, Juventusi nuk u ndal dhe vazhdoi me sulme, ku fitoi penallti. Mbangula fitoi penallti pasi u rrëzua në zonë nga Jackson Tchatchoua. Nga pika e bardhë ishte i saktë Vlahovic që shënoi për 3-0.
🚨🇮🇹⚽️ | Goal Vlahovic!
His 2nd of the night #HellasVerona 0 - 3 #Juventus pic.twitter.com/gCNslypKAJ
— GoalsCentre. (@GoalsCentre) August 26, 2024
Deri në fund, Juventusi i Thiago Mottas ruajti rezultatin dhe mori fitoren e dytë. Një nisje perfekte e Zonjës së vjetër, që në dy ndeshjet e para gjashtë pikë dhe ka shënuar gjashtë gola dhe nuk ka pranuar asnjë. /Telegrafi/






























