LAJMI I FUNDIT:

Juventusi pajtohet t’i paguajë Ajaxit çmimin e kërkuar për De Ligt, zyrtarizimi afër

Juventusi pajtohet t’i paguajë Ajaxit çmimin e kërkuar për De Ligt, zyrtarizimi afër

Zyrtarizimi i Matthijs De Ligt të Juventusi thuhet se është afër pasi klubi italian është pajtuar të paguajë shifrën e kërkuar nga Ajaxi.

Juventusi thuhet se është shumë afër të zyrtarizoj nënshkrimin me holandezin De Ligt.

Dje (e shtunë) Ajaxi konfirmoi se mbrojtësi ka mbetur në shtëpi për të finalizuar transferimit dhe tani raportohet se ai është rrugës për Torino.


Ajaxi udhëton në Austri, De Ligt mbetet në shtëpi për të finalizuar transferimin te Juventusi
Lexo po ashtu Ajaxi udhëton në Austri, De Ligt mbetet në shtëpi për të finalizuar transferimin te Juventusi

Kampionët e Serie A tashmë janë pajtuar për një marrëveshje prej 70 milionë euro me Ajaxin për qendërmbrojtësin, i cili ishte i kërkuar edhe nga Paris Saint-Germain dhe Barcelona.

de Ligt duke festuar golin ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, dy klubet janë pajtuar për çmimin dhe pritet vetëm zyrtarizimi i lojtarit.

De Ligt thuhet se ka nënshkruar një kontratë marramendëse me Juventusin
Lexo po ashtu De Ligt thuhet se ka nënshkruar një kontratë marramendëse me Juventusin

Holandezi thuhet se do të mbërrijë në Torino ose këtë mbrëmje ose nesër në mëngjes para se të kryej testet e tij mjekësore.

Ky medium gjithashtu raporton se De Ligt do ta ketë një klauzolë të madhe prej 150 milionë eurosh te Zonja e Vjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori