Juventusi mposht Napolin, me një këmbë në finale (Video)

Juventusi ka arritur të rikthej rezultatin kundër Napolit për ta mposhtur në fund 3-1.
Ndeshja e ishte e fortë dhe e baraspeshuar në pjesën e parë.
Napoli kaloi fillimisht në epërsi me golin e Jose Callejon që shënoi në minutën e 35-të.
Juventusi tentoi ta barazoj rezultatin në fundin e pjesës së parë, por Lichtsteiner nuk qëlloi portën nga afërsia.
Pjesa e dytë nisi shumë mirë për Zonjën e Vjetër.
Dybala mori një top në zonë, por u pengua nga mbrojtësit e Napolit, ku fitoi penallti. Nga pika e bardhë ishte pikërisht Dybala që shënoi për 1-1.
Sulmet e Juventusit nuk u ndalën. Pas një asistimi të bukur të Chiellinit me kokë, Higuain qëlloi në portën e Reinas për 2-1. E gjithë kjo ndodhi në minutën e 64-të.
Napolitanët u hodhën në sulm për të barazuar, por në një kundërsulm të shpejtë të Juventusit u zunë të zbuluar prapa.
Cuadrado mori një top nga Dybala, por u ndal nga Reina, ndërsa gjyqtari tregtoi në pikën e bardhë. Napolitanët protestuan shumë, por që vendimi i gjyqtarit nuk ndryshoi.
Përsëri Dybala mori për sipër të gjuajë nga pika e bardhë duke e kthyer në gol për 3-1.
Juventusi do të udhëtojë në Napoli pas një muaji për ndeshjen kthyese me një kapital të madh. /Telegrafi/
https://twitter.com/uSTADIUMFB/status/836687447429894144





















































