Juventusi është duke e shikuar mundësinë e transferimit të mesfushorit të Tottenham Hotspur, Mousa Dembele, për afatin kalimtar të janarit.

Me shqetësimet e lëndimeve të gjermanit Emre Can, Juve janë vënë në treg për një zëvendësim të tij në mesfushë.


Mesfushori i Tottenhamit, Dembele, ka përfunduar në radarin e kampionit italian dhe tani është në shqyrtim nga drejtuesit.

Sipas mediumit Corriere di Torino, Zonja e Vjetër është duke vëzhguar një marrëveshje të volitshme për Dembelen, i cili do të jetë jashtë kontratës në qershor.

Moussa Dembele e1527949976957 Mousa Dembele (Foto: Getty Images)

Reprezentuesi me përvojë i Belgjikës pranon se kjo do të jetë sezoni i tij i fundit me Spurs dhe ka një ofertë fitimprurëse nga Kina.

Ashtu si Juve, klubet e Super Ligës kineze duan që Dembele të lëvizë gjatë Vitit të Ri në Azi.

Përveç Juventusit dhe skuadrave kineze, ylli belg pëlqehet shumë edhe nga skuadrat e Milanos, Interi dhe Milani. /Telegrafi/

telegrafi sport app