Juventusi mbete klubi italian që shpenzon më shumë në vitet e fundit e fundit, ndërsa sukseset në dekadën e fundit nuk kanë munguar.

“Zonja e Vjetër” ka nënshkruar me sulmuesin e Fiorentinës, Dusan Vlahovic, për një shifër që kap shumën e 75 milionë euro.

Klubi nga Torino në shpenzimet e tyre totale për kërkimi e një qendërsulmuesi ka harxhuar 446.8 milionë euro.

Megjithatë, shumë nga këto blerje kanë përfunduar si dështime të tmerrshme.

Lojtari më i shtrenjtë i blerë ndonjëherë është Cristiano Ronaldo që erdhi për 117 milionë euro, ndërsa pas tij vjen Gonzalo Higuain me 90 milionë euro.

Në sezonin 2021/22 deri në këtë pikë, Vlahovic ka shënuar 17 gola në 21 ndeshje, që është një numë më i madh i golave se sa ato të shënuara nga sulmuesit aktual të “Allianz Stadium”, me Alvaro Morata, Moise Kean dhe Kaio Jorge që së bashku kanë një total  prej 12 golave.

Morata 1

Paulo Dybala i vetëm ka shënuar 11 gola nga një pozicion më i tërhequr se i sulmuesit, megjithatë bardhezinjtë mund të mos zgjasin kontratën e tij.

Golat kanë qenë prej kohësh një problem për Zonjën e Vjetër dhe lista e lojtarëve që ata kanë nënshkruar për të provuar dhe korrigjuar atë gjatë dekadës së fundit është i madh.


Më poshtë disa nga blerjet më të mëdha të Juventusit

Cristiano Ronaldo (Real Madrid): 117 milionë euro

Ronaldo 3

Gonzalo Higuain (Napoli): 90 milionë euro

higuain 2

Dusan Vlahovic (Fiorentina): 75 milionë euro

Screenshot 5 20

Alvaro Morata (Real Madrid): 20 milionë euro

morata

Mario Mandzukic (Atletico): 19 milionë euro

Mandzukic

Simone Zaza (Sassuolo): 18 milionë euro

simone zaza

Alessandro Matri (Cagliari): 15.5 milionë euro

Alessandro Matri

Mirko Vucinic (Roma): 15 milionë euro

vucinic mbetet te juve hd


/Telegrafi/
telegrafi sport app