Skuadra e madhe italiane, Juventusi është rreshtuar pas yllit të Tottenham Hotspurit, danezit Christian Eriksen.

Skuadra angleze, Tottenhami është nervoze me interesimin e fundit të Juventusit për yllin e tyre danez, Eriksen.


Sipas tabloidit britanik Daily Mail, kjo ka bërë që Spursat të duan të lidhin Eriksenin me një marrëveshje të re dhe me kushte të përmirësuara.

Eriksen, i cili ka shënuar gjashtë gola dhe ka ndihmuar me gjashtë asistime në Ligën Premier këtë sezon, i ka të mbetura vetëm edhe dy vjet në kontratën e tij prej 70 mijë eurosh në javë.

Eriksen 1 Eriksen është njëri nga lojtarët krijues më të mirë në qarkullim (Getty Images)

Spurs janë të gatshëm të hapin bisedime me mesfushorin 25-vjeçar dhe kjo vjen në mes të interesit për Eriksen nga kampioni i Italisë.

Ndryshe, danezi ka luajtur 23 herë në Ligën Premier këtë sezon - duke u paraqitur në çdo ndeshje për skuadrën e Mauricio Pochettinos.

Për yllin danez interesim gjatë verës kishte shprehur edhe Barcelona, por me transferimin e Philippe Coutinhos nga Barcelona vështirë se do kthehen pas tij.

Në rast largimi, çmimi i tij besohet të sillet nga 80-100 milionë euro. /Telegrafi/   

telegrafi sport app