Juventusi fiton me vështirësi ndaj Venezias, Bonucci hero me dy gola

Juventusi ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Venezias në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Serie A.
Ekipi i Massimiliano Allegrit ka vazhduar formën pozitive në kampionat, duke marrë edhe fitoren e tretë nga katër ndeshjet e fundit, ku ka edhe një barazim.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë, por vendasit ishin më konkret duke gjetur edhe golin.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e shtatë dhe ishte Leonardo Bonucci, i cili shënoi për epërsinë 1-0 pas asistimit të Matthijs de Ligt.
Edhe pjesa e dytë ishte e barabartë, por kësaj radhe të dyja skuadrat arritën ta gjejnë rrugën e golit.
Të parët në këtë pjesë shënuan mysafirët me anë të Mattia Aramu, i cili në minutën e 71-të barazoi shifrat 1-1 duke ia vështirësuar punën Juventusit.
Megjithatë, në minutën e 76-të në skenë doli heroi i quajtur Bonucci që gjeti përsëri rrugën e rrjetës duke shënuar për 2-1, rezultat i cili doli të ishte përfundimtar.
Pas kësaj fitore, Juventusi e sheh veten në katërt me 59 pikë dhe i nevojitet vetëm edhe një pikë në tri ndeshjet e ardhshme për ta siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve, ndërsa Venezia është e fundit me vetëm 22 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Bianconerët udhëtojnë te Genoa, ndërsa Venezia luajnë në udhëtim te Salernitana. /Telegrafi/
https://twitter.com/juve_canal/status/1520715983001985024

















































