LAJMI I FUNDIT:

Juventusi e fillon tmerrshëm epokën “pas Ronaldo”, mposhtet në shtëpi nga Empoli

Juventusi e fillon tmerrshëm epokën “pas Ronaldo”, mposhtet në shtëpi nga Empoli

Juventusi është mposhtur në shtëpi nga Empoli me rezultat minimal 0-1 në takimin e vlefshëm për javën e dytë në Serie A duke filluar shumë keq epokën pas largimit të Cristiano Ronaldos.

Zonja e Vjetër nuk e ka shijuar fitoren as në takimin e javës së dytë të sezonit 2021/22, pasi është befasuar në Allianz Stadium nga Empoli.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë për një nuancë më të mirë të Juventusit, por golin e vetëm e gjeten mysafirët.


Ishte sulmuesi Leonardo Mancosu (21’), i cili shënoi nga afërsia për 0-1 dhe skuadrat shkuan në pushim me këtë rezultat, edhe përkundër rasteve të shumta të Juves në vazhdim.

Në pjesën e dytë, Juventusi rriti nivelin e lojës, krijoi më shumë raste, në kërkim të rezultatit, por pa sukses.

Deri në fund, vendasit rrezikuan disa herë me Paulo Dybala, Federico Chiesa e Manuel Locatelli, por shifrat mbeten të pandryshuara dhe Empoli fitoi në fund me rezultat 1-0.

Pas kësaj fitore, Empoli e sheh veten në pozitën e 11-të me tri pikë, ndërsa Juventusi zë vendin e 13-të me një pikë.

Në ndeshjen e radhës, Bianconerët luajnë në udhëtim te Napoli, teksa Empoli e pret Venezian. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=FbEFFvhX6hY&ab_channel=SebastianSacco

Në trend Sport

Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Ndërkombëtare
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

La Liga
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

Superliga
Kalo në kategori