Site icon Telegrafi

Juventusi dhe Manchester City pritet t’i nisin bisedimet për dy yjet e “Zonjës së Vjetër”

Në orët e ardhshme priten kontakte të reja mes Manchester Cityt dhe Juvenusit për Andrea Cambiason dhe Douglas Luizin.

Flitet se klubi anglez është i interesuar për të dy lojtarët e Juventusit, por i sheh si operacione të ndara dhe me kushte të ndryshme.

Rreth një oferte për Cambiason ka folur më herët edhe drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli.

“Çmimi për Manchester Cityn? Sinqerisht, nuk ka negociata, jo për momentin. Ne duam të bëjmë blerje për të kompensuar lëndimet që kemi pasur, por nëse oferta vjen, ne do të mendojmë për këtë”, kishe deklaruar Giuntoli.

Në fakt, ende nuk ka mbërritur një ofertë zyrtare nga Manchester City për Juventusin. Gjithsesi, interesimi i klubit kampion anglez për Cambiaso është i konfirmuar, si dhe vlerësimi i Pep Guardiola, që e ka përzemër ish-lojtarin e Genoas dhe Bolognas.

Interesi i shfaqur tani për tani nga Manchester City, me ofertë që flitet të jetë prej 60 milionë euro, nuk e ka bërë ende Juventusin të shesë.

Megjithatë, nëse Man City do t’i afrohej shifrës së kërkuar nga Juventusi, që është 80 milionë euro, gjërat mund të ndryshojnë dhe Cambiaso mund të marrë rrugën që të çon në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Juventusi synon goditjen e madhe në janar – transferimin e dy yjeve të Chelseat

Kontrata për italianin është gat, pesë vjet me opsion edhe për një vit të gjashtë, me një pagë prej 6 milionë euro në sezon, pothuajse tre fish sa fiton te Juve.

Sa i përket Douglas Luiz, nuk ka asnjë lidhje midis operacionit të Cambiasos. Interesi i qytetarëve për brazilianin mbetet, por ata e duan mesfushorin si huazim.

Juventusi do të donte me detyrim për të blerë, dhe jo me një huazim me të drejta, apo edhe më keq, një huazim të thatë./Telegrafi/

Exit mobile version