Juventusi dhe Napoli do të ndeshen sot (e diel) në kuadër të ndeshjes derbi të javës së 34-të në Serie A.

Zonja e Vjetër është nikoqire e Napolit në ndeshjet derbi të kësaj jave që zhvillohet në Allianz Stadium nga ora 20:45.


Skuadra e Massimiliano Allegrit është katër pikë diferencë dhe do të tentoj të mos lëshoj terren ndaj ndjekësit të tyre, Napolit.

Në anën tjetër, skuadra e Maurizio Sarrit do të provojë të marr tre pikët nga ky udhëtim i vështirë në mënyrë që të hyjë edhe më fortë në garë për titull.

Inisigne Higuain Ndeshja e parë ishte shumë e luftuar dhe u fitua në fund nga Juventusi (Getty Images)

Asnjëri trajner nuk ka probleme me futbollistë titullar të lënduar dhe pritet të luajnë me formacionet më të mira të mundshme.

Nga minuta e parë mendohet se do të luaj edhe mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj, i cili pritet të ketë punë me Douglas Costan në krahun e djathë.

Juventus: Buffon; Howedes, Benatia, Chiellini, Asamoah; Khedira, Pjanic; Douglas Costa, Dybala, Matuidi; HiguainNapoli: Reina; Hysaj, Koulibaly, Albiol, Mario Rui; Hamsik, Jorginho, Allan; Callejon, Mertens, Insigne/Telegrafi/

telegrafi sport app