Juventusi ka fituar në shtëpi me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Bolognas në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Serie A.

Bianconerët kanë vazhduar si i pamposhtur në kampionat, duke marr edhe fitoren e shtatë nga tetë ndeshjet e zhvilluara.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Cristiano Ronaldo (19') dhe Miralem Pjanic (54') për vendasit, ndërsa për mysafirët shënoi Danilo (26').

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht ylli portugez, Ronaldo, i cili u vlerësua me notë 8.6.

Në anën tjetër, nota më e ulët në ndeshje shkoi për mesfushorin e Bolognas, Roberto Soriano që u notua me 5.6.

Juventus:

notat juve e1571518878963

Bologna:

notat juve 1 e1571518910493

/Telegrafi/

telegrafi sport app