Juve i vë çmim Alex Sandros, ai kushton 60 milionë euro

Juventusi është i gatshëm ta shesë Alex Sandron nëse ndonjë klub paguan 60 milionë euro - bën të ditur Tuttosport.
Mbrojtësi i krahut ishte kërkuar edhe gjatë verës së kaluar, mirëpo Bianconerët refuzuan ta shisnin për afro 70 milionë euro.

Paraqitjet e Sandros këtë sezon nuk janë të kënaqshme për kamponin italian, ndërsa Juve e ka edhe Leonardo Spinazzolan, i cili është i huazuar te Atalanta.
Për këtë arsye, klubi është duke menduar që ta shesë futbollistin, ndërsa çmimi i tij është 60 milionë euro.

Madje, sipas Tuttosport, Zonja e Vjetër mund ta shesë lojtarin që në afatin kalimtar të janarit.
Manchester Unitedi, Manchester City dhe Chelsea janë disa prej klubeve të interesuara për shërbimet e futbollistit brazilian.
Alex Sandro luan te Juventusi nga viti 2015 kur u transferua nga Porto. /Telegrafi/























































