Juve-Napoli: Formacionet zyrtare, Hysaj përball CR7

Derbi i xhiros së shtatë në Serie A është ai mes Juventusit dhe Napolit.
Favorit është Zonja e Vjetër pasi ka ndihmën edhe të publikut vendas dhe në këtë kampionat kanë të gjitha fitore.
Nga minuta e parë luan edhe Cristiano Ronaldo për vendasit, kurse për mysafirët shqiptari, Elseid Hysaj, ndërsa më poshtë keni formacionet zyrtare:
Juventusi: Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Emre Can, Pjanic, Matuidi; Cristiano Ronaldo, Mandzukic, Dybala.
Napoli: Ospina; Hysaj, Albiol, Koulibaly, Mario Rui; Callejon, Allan, Hamsik, Zielinski; Mertens, Insigne.
Ndeshja e ardhshme e kampionëve aktual të Serie A është kundër Udineses. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
29/09/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































