Mediat në Itali raportojnë se Juventusi ka paguar klauzolën e Gonzalo Higuan para pak minutash.

Ky lajm më pas u konfirmua edhe nga Sky Sport, ndërsa më vonë u publikuan edhe pamjet kur sekretari i Zonjës së Vjetër, Maurizio Lombardo, përfundoi dokumentet e nevojshme me klubin napolitan.


Klauzola e argjentinasit ishte rreth 95 milionë euro dhe besohet se do të paguhet për dy vite.

Ndërsa paga e sulmuesit në Torino pritet se do të jetë 7.5 milionë euro. /Telegrafi/

https://twitter.com/TharaAzzam/status/757940753716969472

telegrafi sport app