Juventusi ka fituar ndaj Chievos me rezultat 3-0 në Serie A.

Por, kjo nuk ishte një fitore e lehtë për Zonjën e Vjetër ashtu si pritej.


DJTJDGJXcAACjW0

I pari që shënoi në këtë takim ishte Perparim Hetemaj në minutën e 17-të, por shqiptari që luan për Përfaqësuesen e Finlandës shënoi në portën e tij.

Ndërsa në minutën e 59-të shënoi Gonzalo Higuain pas asistimit nga Miralem Pjanic, kurse për rezultatin përfundimtar 3-0 u përkujdes Paulo Dybala në minutën e 83-të.

DJTIYwXWAAEUIvP

Pas kësaj fitore Juve vazhdon në pozitën e parë me nëntë pikë, kurse Chievo në vendin e 11 me tre pikë.

DJTIJldXgAEmaYK

Ndeshja e ardhshme e kampionëve aktual është ndaj Sassuolos, ndërsa Chievo pret në shtëpi Atalantan. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x605a7m

https://www.dailymotion.com/video/x605lpt

https://www.dailymotion.com/video/x605nnt

telegrafi sport app