Një nga lojtarët që ka befasuar këtë sezon me paraqitje të mira në Serie A është Rodrigo Bentancur.

Uruguaiani ka qenë thjesht fantastik në këtë fillim sezoni, ndoshta edhe më i miri në mesfushën e Zonjës së Vjetër.


21-vjeçari i është bashkuar Juves nga Boca Juniors në verën e 2017, ku nënshkroi kontratë deri në fundin e viti 2022.

Rodrigo Bentancur fiore (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Duke parë paraqitjet e mira sipas TuttoSport, Juve nuk dëshiron një largim të mundshëm, duke ditur që edhe Boca do të marrë 50 për qind të vlerës së shitjes.

Kampioni aktual në Serie A dëshiron vazhdimin e kontratës me Bentancur, por edhe të negociojë me klubin argjentinas që të largojnë klauzolën ku atyre i takojnë gjysma e parave të shitjes.

Me këtë rast Juve do t'i ofrojë Bocas një ofertë ku do të tentojnë të bindin Bocan ta tërheqin klauzolën.

Bentancur këtë sezon në Serie A ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asistim. /Telegrafi/

telegrafi sport app