Justin Timberlake po përballet me një padi të re nga një regjisor i cili thotë se ai u punësua për të xhiruar dhe montuar një dokumentar rreth albumit të tij të suksesshëm “The 20/20 Experience”.
Sipas dokumenteve ligjore të marra nga TMZ, John Urbano thotë se Timberlake i propozoi një marrëveshje në vitin 2012, ku ai do të ndante në fitimet nga filmi në vend që të paguhej një tarifë normale.
Por në vazhdën e suksesit masiv të albumit, i cili vazhdoi të bëhej albumi më i shitur i vitit, ylli i popit e anuloi projektin, duke e lënë Urbanon pa pagesë, me përjashtim të një tarife prej 20,000 dollarësh që ishte paguar paraprakisht.
Marrëveshja e portretizuar nga Urbano e lë atë pa pjesën më të madhe të pagesës për shërbimet e tij, për sa kohë që dokumentari mbetet i pa publikuar, shkruan DailyMail.
Urbano pretendon në dokumente se ai filmoi Timberlake për një total prej 60 ditësh në të gjithë botën, dhe më pas ai kaloi rreth 2,500 orë duke redaktuar pamjet që u titulluan “The Making Of The 20/20 Experience”.
Nëse regjisori do të ishte paguar në një mënyrë më tradicionale – ai thotë se tarifat për punën e tij të xhirimit dhe montazhit do të arrinin në rreth 2,450,000 dollarë.
Së bashku me pagesën prej 20,000 dollarësh që mori përpara, të vetmet para që ai ka parë nga Timberlake ishin rimbursimet për shpenzimet e bëra gjatë xhirimit.
Pasi ka përmbledhur numrat, Urbano pohon se është paguar ekuivalenti i vetëm 7 dollarëve në orë për projektin.
Fillimisht, Urbano tha se Timberlake dukej se ishte i interesuar për dokumentarin, por ndërsa albumi i tij vazhdoi të ngjitej në top lista dhe të bëhej më i suksesshëm, ylli i “SexyBack” duket se humbi interesin.
Duke parë që projekti të vihet në prapavijë, drejtori kërkon kompensim për punën e tij për shkak të një shkeljeje të supozuar të marrëveshjes së tyre.
Së bashku me më shumë para nga Timberlake, Urbano kërkon gjithashtu që një gjyqtar të deklarojë se ai zotëron të drejtat për dokumentarin.
Deri më tani, Timberlake nuk ka komentuar publikisht mbi padinë apo ndonjë nga akuzat e bëra në dokumentet ligjore.
Albumi “20/20 Experience” debutoi në pozitë e parë në “Billboard 200” të SHBA përpara se të bëhej albumi më i shitur i vitit 2012.
Ai krijoi tre single nga ky album “Suit & Tie” (me Jay-Z), “Mirrors” dhe “Tunnel Vision”.
“20/20 Experience” konsiderohet gjysma e parë e një projekti me dy pjesë, që u pasua nga albumi i tij i katërt në studio, “Experience 20/20 – 2 of 2”.
Së bashku me Timberlake, ndër tjera Urbano ka drejtuar projekte për Carrie Underwood, Justin Timberlake, Keith Urban, Nicole Kidman, One Direction dhe Tim Timbaland. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Angelina Jolie shihet për herë të parë pas mospërfilljes që ia bënë “Oscars”, ajo thuhet se është shumë e dëshpëruar që nuk u nominua
Kylie Jenner promovon koleksionin e ri të modës ndërsa i dashuri, Timothee Chalamet, merr nominimin për ‘Oscar’
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me Drilonin fitues
Momenti kur Vullneti surprizon familjen dhe uron ditëlindjen e babait të tij në Negroc
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
Diana dhe Arioni bëjnë paraqitjen e parë televizive, tregojnë nëse janë ende në lidhje
"Kam një kontratë për të respektuar, unë Gertën e mbështes çdo ditë deri në fund të jetës", Olta Gixhari shpjegon heshtjen për motrën e saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova