Dokumentari i Britney Spears 'Framing Britney Spears', i publikuar në fillim të këtij muaji, ka qenë ndër më të përfolurit.

I përfshirë në këtë ishte edhe këngëtari Justin Timberlake, me të cilin këngëtarja dikur ishte ne lidhje.


Justin e akuzonte Spears për ndarjen e tyre rreth 19 vite më parë, se ishte bërë shkaktarja kryesore duke i adresuar asaj të gjitha gabimet.

116935432 jbgettyimages 74701786 Justin Timberlake dhe Britney Spears (Foto: Getty Images)

Fansat ndërkohë në rrjete sociale janë shprehur të indinjuar se fajtori kryesor mbetet Justin i cili njollosi e figurën e saj.

Me anë të këngës “Cry Me a River”, muzikanti shtoi dyshimet për një tradhti të mundshme nga ana e Britney.

“Në veçanti dua t’i kërkoj falje Britney Spears dhe Janet Jackson, të dyjave individualisht, sepse kam respekt për të dyja dhe e di që kam gabuar në raport me to”, ka thënë mes tjerash artisti amerikan.

Justin and Britney Justin Timberlake dhe Britney Spears (Foto: Getty Images)

Britney së fundmi ka fituar edhe gjyqin ndaj babait i të saj i cili ka qenë kujdestari që nga viti 2008.

‘Lufta e gjatë’ për të hequr kontrollin e pasurisë së saj larg babait u rikthye në qendër të vëmendjes gjithashtu. /Telegrafi/