LAJMI I FUNDIT:

Justin dhe Hailey Bieber shijojnë një darkë romantike në New York pas pretendimeve se çifti janë në pritje të fëmijës së parë

Justin dhe Hailey Bieber shijojnë një darkë romantike në New York pas pretendimeve se çifti janë në pritje të fëmijës së parë

Çifti Bieber dolën për një mbrëmje romantike në pikën e famshme Carbone në Manhattan të hënën në mbrëmje (4 prill)  pas ndarjes së çmimeve “Grammy” në Las Vegas, ku Hailey më vonë u detyrua të mohonte bisedat e shtatzënisë në internet.

Justin kishte veshur një xhaketë xhins të madh nga labeli i tij i ri i preferuar i modës, Balenciaga, shoqëruar me xhinse të errëta dhe një bluzë të zezë.

Gruaja e tij supermodele dukej mahnitëse e veshur me një pallto të gjatë lëkure të zezë sipër një bluze të bardhë klasike për darkën romantike në zemër të fshatit Greenwich.


25-vjeçarja fshehu flokët e saj nën një kapele bejsbolli me logot e New York Yankees dhe Los Angeles Dodgers, shkruan DailyMail.

Justin mbeti po aq i fshehtë i veshur me një kapele dhe syze dielli të argjendta teksa po largohej nga restoranti italian.

Një ditë më parë, Hailey kundërshtoi thashethemet për një shtatzëni të mundshëm pasi spekulimeve të fansave për shkak të fustanit të bardhë dhe të gjatë nga “Saint Laurent” që veshi në “Grammy” të dielën.

Një artikull i ‘Radar Online’ mori vëmendjen e Haileyt me titullin, “Fansat janë të bindur se Hailey Bieber është shtatzënë pasi ajo eci në tapetin e kuq të Grammy me fustan të rrjedhshëm me bashkëshortin Justin Bieber”.

“Nuk jam shtatzënë më lini të qetë”, ka shkruar modelja në postimi.

Dhe ndërsa Hailey nuk po punon ende për planifikimin e familjes, Justin zbuloi së fundmi një partneritet me platformën e terapisë online BetterHelp për të ofruar akses falas për shëndetin mendor për miliona fansat e tij, përveç ekuipazhit të tij turne prej mbi 250 personash.

Hailey Bieber mohon se është në pritje të fëmijës së parë me Justin Bieber pas raportimeve dhe spekulimeve nga fansat
Lexo po ashtu Hailey Bieber mohon se është në pritje të fëmijës së parë me Justin Bieber pas raportimeve dhe spekulimeve nga fansat

“E vetmja gjë që kam mësuar gjatë viteve është se ne të gjithë kalojmë ulje-ngritjet tona dhe të gjithë kemi nevojë për ndihmë ndonjëherë”, tha ai për partneritetin.

“Të jesh në gjendje të ofroj qasje në terapi falas për fansat e mi dhe familjen e turneut është një bekim i vërtetë dhe unë jam i përulur që mund ta bëj atë”, tha krijuesi i hitit ”Peaches”

Justin ofroi 18 muaj terapi falas për të gjithë në turneun e tij “Justice World Tour”, dhe BetterHelp ka zotuar tre milionë dollarë për të siguruar që fansat e Bieber të mund të marrin deri në një muaj terapi falas në internet. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Miku tjetër flet për aludimet që Gjesti ka ushtruar dhunë në Diellzën: Secili çift ka mosmarrëveshje, ulje dhe ngritje në raport - unë nuk e di

Miku tjetër flet për aludimet që Gjesti ka ushtruar dhunë në Diellzën: Secili çift ka mosmarrëveshje, ulje dhe ngritje në raport - unë nuk e di

Magazina
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Magazina
“Është shumë e sjellshme

“Është shumë e sjellshme" - Motra e Gjestit flet për romancën e tij me Eglin

Magazina
Bëhet viral kërcimi i Ledion Liços në hapje të spektaklit duke kopjuar Kendrick Lamar

Bëhet viral kërcimi i Ledion Liços në hapje të spektaklit duke kopjuar Kendrick Lamar

Magazina

"Diellza na ka ndihmuar në kohë të vështirë" – Flet për herë të parë shoku i Gjestit

Magazina
Ronaldo Sharka: Gjesti nuk e do Diellzën, as Xhenetën e Eglin - do lojën dhe famën

Ronaldo Sharka: Gjesti nuk e do Diellzën, as Xhenetën e Eglin - do lojën dhe famën

Magazina
Kalo në kategori