Ajo shpesh herë vishet elegante teksa bashkëshorti i saj njihet anembanë botë për stilin e veçantë.

Bëhet fjalë për modelen Hailey Bieber, e cila në një shëtitje me Justin ka marrë vëmendje të madhe, shkruan Daily Mail.


Dyshja së fundmi janë parë në Santa Monica, teksa janë fotografuar duke dalë nga një restorant.

35664374 8948399 Date night Hailey and Justin Bieber were seen stepping out for d a 7 1605354354739

23-vjeçarja është shfaqur me një fustan të gjatë, ndërsa në pjesën e sipërme zgjodhi një bluzë të thjeshtë me ngjyrë të bardhë.

Në anën tjetër, këngëtari ishte veshur në mënyrë më sportive, teksa më shumë i dominonte ngjyra rozë.

35664370 8948399 Fancy and casual Supermodel Hailey wore an upscale ensemble incl a 8 1605354354742

Për shkak të pandemisë coronavitus, që të dy janë parë duke mbajtur maska mbrojtëse për të anashkaluar mundësitë e infektimit.

Vlen të përmendet se është aluduar se çifti është në pritje të fëmijës së parë, gjë të cilën e hodhi poshtë Hailey. /Telegrafi/

35664372 0 image a 93 1605334022092