Provat për terroristin Milan Radoiçiq dhe grupin e tij që i kërkoi Serbia nga institucionet e Kosovës, sipas njohësve të ligjshmërisë në Kosovë, në këtë fazë është e pamundur që Kosova t’ia japë. Sipas tyre, përveç problemeve politike që kanë të dy shtetet njëra me tjetrën, në këtë fazë hetimore asnjë informatë nuk mund të kalojë në shtetin serb.
Bërje politikë konsiderohet kërkesa e autoriteteve serbe e ditës së djeshme në drejtim të shtetit të Kosovës, për dhënie të provave për kryekriminelin Milan Radoiçiq, i cili udhëhoqi sulmin terrorist në Bansjkë.
“Besoj më shumë është bërje politikë e Serbisë, për të bërë përpjekje për të amnistuar Radojçiqin dhe të tjerët, sepse Kosova paraprakisht ka kërkuar ndihmë juridike përmes EULEX-it në Serbi, dhe kjo gjë është refuzuar, ndërsa tash Serbia del me një kërkesë, që është në kundërshtim me legjislacionin e Kosovës, sepse vepra penale është kryer në territorin e Republikës së Kosovës”, tha për RTK, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.
Edhe një njohës tjetër i së drejtës ndërkombëtare është skeptik mbi seriozitetin e palës serbe, për gjykim të drejtë të rastit të Banjskës.
“Serbia në të kaluarën dhe vet trajtimi i këtij rasti, nuk është për tu besuar se do ta trajtojë këtë rast konform procedurave penale që parashihen, sepse nëse do të kishte pasë Serbia vullnetin që ta trajtoj si rast dhe për t’i gjykuar ata që kanë marrë pjesë në këtë rast, atëherë normal që do të merrte ndihmen e ofruar në Kosovë, nëse jo drejtpërdrejt nga institucionet e Kosovës, kjo do të ndodhte përmes EULEX-it”, tha Taulant Hodaj, njohës i së drejtës ndërkombëtare.
Pengesat e patejkalueshme mes Kosovës dhe Serbisë, e bëjnë të vështirë bashkëpunimin për t’i sjellë para drejtësisë terroristët e përfshirë në sulmin ndaj shtetit të Kosovës, në krye me Millan Radoiçiq, thonë njohësit e drejtësisë, shto këtu faktin që në bazë të kodit të procedurës penale e ligjeve të Republikës së Kosovës, është e pamundur që t’i jepen dëshmi apo informata një shteti tjetër për rastet të cilat ende janë në procedurë hetimore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Distributorët farmaceutikë: Vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë rrezikojnë furnizimin me barna në Kosovë
Zotimet për ekonominë në qendër të fushatës zgjedhore në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet