Junior bëhet pjesë e ekipit të CS:GO – Evil Geniuses Black
Organizata Evil Geniuses ka njoftuar se Paytyn "junior" Johnson është bërë pjesë e ekipit të tyre EG Black.
Njoftimi erdhi disa orë pas largimit zyrtar të Junior nga Complexity, duke i dhënë fund një periudhe njëvjeçare me organizatën.
Junior do të luaj në rolin e snajperistit tek ekipi EG Black, pas largimit të wiz në ekipin kryesor të Evil Geniuses.
Lojtari 21 vjeçar kaloi rreth shtatë muaj në stolin e ekipit Complexity, ku nuk arriti që të ketë paraqitje të mira, me një vlerësimin prej 0.98 në të gjitha garat.
Emrin e tij si lojtar Junior e bëri gjatë kohës sa ishte pjesë e ekipit Triumph në vitin 2020-21.
Ky është formacioni i ri i ekipit Evil Geniuses Black pas ardhjes së Junior:
Peter "stanislaw" Jarguz
Colby "Walco" Walsh
William "RUSH" Wierzba
Jeorge "Jeorge" Endicott
Paytyn "junior" Johnson
/Telegrafi/




























