LAJMI I FUNDIT:

Juncker: Vizat nuk liberalizohen nëse nuk plotësohen kriteret

Juncker: Vizat nuk liberalizohen nëse nuk plotësohen kriteret

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, ka deklaruar se nëse Turqia nuk do të plotësojë kriteret e nevojshme për liberalizimin e vizave, atëherë ky proces mund të bllokohet.

Ai shtoi se blloku me 28 anëtarë nuk ka ndërmend që të bëjë asnjë përjashtim për qeverinë e Ankarasë, pasi kjo është një çështje që kërkon përmbushjen e disa kushteve të caktuara. Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë vlerësuar se deri më tani, Turqia ka arritur të përmbushë vetëm 19 nga 72 kritere që nevojiten për vendosjen e regjimit pa viza.

“Turqia nuk do të përfitojë liberalizimin e vizave nëse nuk plotëson kriteret e vendosura”, ka qenë kjo deklarata e bujshme e presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, e cila pritet t’i thellojë edhe më tej mosmarrëveshjet mes palëve. Ai shtoi se blloku me 28 anëtarë nuk do të bëjë asnjë përjashtim për Turqinë, pavarësisht marrëveshjes së firmosur më herët për emigrantët. Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë vlerësuar se deri më tani, Turqia ka arritur të përmbushë vetëm 19 nga 72 kritere që nevojiten për vendosjen e regjimit pa viza. Jucker tha se pret që qeveria e Ankarasë të bëjë më shumë përpjekje për të plotësuar edhe kushtet e mbetura.


“Turqia tani duhet që të përmbushë kriteret e mbetura, në mënyra që Komisioni Evropian të miratojë propozimin për heqjen e vizave. Kjo është një çështje që ka të bëjë me përmbushjen e kritereve dhe BE-ja nuk ka ndërmend që të bëjë përjashtime për Turqinë.”

Deklarata e Juncker vjen si kundërpërgjigje ndaj prononcimeve të bëra më herët nga zyrtarët turq. Presidenti Rexhep Tayip Erdogan ka deklaruar se raporti i Parlamentit Evropian që kritikonte respektimin e të drejtave të njeriut në Turqi është një akt provokues i bllokut me 28 anëtarë. Ai u shpreh se dokumenti i publikuar nga një prej institucioneve kryesore të unionit rrezikon që t’i japë një konotacion destruktiv marrëdhënieve pozitive që janë ngritur deri më tani mes palëve.

Erdogan theksoi se pret që Bashkimi Evropian të ndryshojë sjellje. Ndërkohë, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Kavusoglu deklaroi se nëse blloku me 28 anëtarë nuk do të respektojë pikat për të cilat palët kanë rënë dakord për marrëveshjen e emigrantëve, atëherë qeveria e Ankarasë mund ta anulojë akordin.

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Kalo në kategori