LAJMI I FUNDIT:

Juncker: Nëse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk hyjnë në BE, rrezikojmë të kthehemi në vitet e nëntëdhjeta

Juncker: Nëse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk hyjnë në BE, rrezikojmë të kthehemi në vitet e nëntëdhjeta

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një perspektivë reale të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, sepse përndryshe ekziston rreziku i kthimit në vitet 90-ta të shekullit të kaluar.

“Nëse këto vende nuk bëhen anëtare të Bashkimit Europian, ne rrezikojmë të kthehemi në vitet nëntëdhjetë. Mendoj se është çështje lufte ose paqeje”, ka thënë Juncker në një konferencë shtypi në Bruksel pas një takimi me presidentin slloven Borut Pahor.

Ai, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka theksuar se do të bëjë gjithçka për qenë pjesë e takimit të Three Seas Initiative, të organizuar nga Presidenti Slloven në fillim të qershorit në Lubjanë.


“Unë e mbështes plotësisht këtë nismë”, tha Juncker.

Ndryshe, përveç deklaratës për vendet e Ballkanit Perëndimor, mediat e huaja kanë vënë në pah një detaj interesant të shefit të Komisionit Evropian.

Ai gjatë një paraqitjeje është parë me një fashë në fytyrën e tij, derisa bisedonte me kryeministren britanike, Theresa May.

Në këtë drejtim ai është raportuar të ketë thënë se po “vuan nga lodhja e Brexit”.

Juncker, i cili zhvilloi bisedime me kryeministrin Theresa May, të mërkurën mbrëma, u ka thënë anëtarëve të Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian se ai nuk është “shumë optimist” që mund të shmanget një Brexit pa marrëveshje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Kalo në kategori