Juncker dhe Kotzias këtë javë në Shkup, vazhdon ofenziva për emrin e Maqedonisë (Video)
Jean-Claude Juncker të dielën do të mbërrijë në Shkup. Njeriu i parë i Komisionit Evropian në Maqedoni do të qëndrojë vetëm disa orë, brifojnë burimet diplomatike për TV21. Ai do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, kurse akoma nuk është konfirmuar nëse Juncker do të realizojë takim edhe me faktorët e tjerë politik në vend. Zaevi dhe Junckeri do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp, në të cilën do t’i prezantojnë konkluzionet nga takimi, kurse pritet kryetari i Parlamentit Evropian të dërgojë mesazhe inkurajuese lidhur me përparimin e vendit drejt rrugës euro-atlantike.
Disa ditë më vonë, sipas paralajmërimeve, në Shkup do të arrijë shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias. Pritet që Koxias me vete ta sjellë edhe projekt-dokumentin, të cilin, tashmë një periudhë më të gjatë paralajmëron se do t’ua dorëzojë Zaevit dhe Dimitrovin. Para disa ditëve, Koxiasi në një intervistë për televizionin grek “Alfa”, deklaroi se dokumenti do të përbëhet nga njëzet faqe, kurse i njëjti ka të bëjë me emrin, vëllimin e përdorimit, identitetin, kombësinë dhe gjuhën. Ai tha se qëndrimi i Athinës është emër i shkruar në gjuhë sllave dhe pa përkthim, por Zaevi dëshiron që emri të jetë i shkruar me alfabetin latin dhe të përkthehet në të gjitha gjuhët.
“Shembull i tillë janë Nova Makedonija, Gorna Makedonija ose Vardarska Makedonija. Kemi diskutime. Mendoj se shkupjanët dëshirojnë një emër të shkruar në alfabetin latin, të jetë në gjuhën angleze, prej së cilës pastaj do të përkthehet në të gjitha gjuhët e tjera. Dëshira ime është pak më komplekse. Do të doja emër i cili tregon qartë se kjo është një Maqedoni tjetër, entitet gjeografik, ndërsa jo trashëgimia historike e Maqedonisë greke”, u shpreh Nikos Kotzias, Ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë.
Kryeministri Zaev, në intervistë për Radion shtetërore austriake ORF, tha se është optimist se do të gjendet një zgjidhje për emrin, kurse nga ana tjetër është decid se për identitetin fare nuk do të bisedohet.
“Më vjen mirë që në shtatë pikat nuk është cekur tema – identiteti. Kjo është mirë, sepse identiteti është ndjenjë personale. Kjo çështje nuk mund të ndryshohet, as me votim në Parlament, e as me referendum”, u shpreh Zoran Zaev, kryeministër i RM-së.
Në intervistën, mes të tjerësh, Zaevi tha se është e mundur që të arrihet një zgjidhje për kontestin para Samitit të NATO-s në korrik, por në qoftë se kjo nuk ndodh, vendi do të marrë ftesë automatike nga Aleanca, e cila është aktuale qysh në vitin 2008. /TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles