Neymar është duke u rikuperuar nga lëndimi i muskujve të kërcirit dhe do të ekzaminohet sërish të enjten, ndërsa Juan Bernat i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike në gju.

Kështu ka bërë të ditur Paris Saint-Germain në një njoftim duke sqaruar lëndimin e sulmuesit brazilian në ndeshjen e Ligue 1 kundër Reims.


PSG luan të premten kundër Angers, ashtu që pritet të shihet se a do të jetë sulmuesi në dispozicion të trajnerit Thomas Tuchel.

Neymar1 1 (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Në njoftimin e klubit thuhet se janë bërë ekzaminimet e duhura mjekësore dhe do të përsëriten sërish të enjten për të shikuar gjendjen e Neymarit.

Nga ana tjetër, Bernat ka pësuar këputje të ligamentit të përparmë kryqëzues të gjurit (ACL), prandaj është operuar dhe do të mungojë në pjesën ëmë të madhe të sezonit. /Telegrafi/

bernat1 (Foto: Twitter/B/R Football)

telegrafi sport app