LAJMI I FUNDIT:

Ju lutem, thuhet “RECESION”!

Kriza financiare, e cila po ndikon në ekonominë reale të vendeve të zhvilluara, por edhe në zhvillim, është një ngjarje që po diskutohet prej kohësh edhe në Shqipëri.

Është i natyrshëm dhe i mirëpritur diskutimi. Por këtë herë nuk do t’i kushtojmë vëmendje diskutimeve teorike për krizën, efekteve të saj në ekonominë shqiptare dhe masave që po merren apo nuk po merren nga autoritetet shqiptare.

Ne këtë rast na tërhoqi vëmendjen një tjetër fenomen, ai i njohjes dhe përdorimit të terminologjisë ekonomike.


Pasoja me e dukshme e krizës financiare është kalimi ne "recesion ekonomik" i vendeve më të zhvilluara të botës. E shpallen SHBA, Britania Madhe, Japonia etj. Shqipëria duket do t’i shpëtojë recesionit, madje do të sigurojë rritje ekonomike pozitive për vitin 2009. Mbetet të shohim se sa do të jetë rritja ekonomike, e cila është vlerësuar nga 4% (parashikimi pesimist) deri në 6% (parashikimi optimist).

Pikërisht, në diskutimin e "recesionit" fillon dhe shfaqet problemi. Rëndom ndër gazetarë dhe spikerë televizivë dëgjon apo lexon që ata e shqiptojnë apo e shkruajnë "REÇENSION"! Media transmeton mesazhe dhe njohuri tek popullsia, dhe një gabim i tillë nuk duhet të ndodhe. Ndodhja e këtij gabimi terminologjik do të thotë që zinxhiri i gabuesve nuk kufizohet vetëm tek gazetarë e spikerë, por edhe tek redaktorët e artikujve dhe të lajmeve, tek mbikëqyrësit etj. Ndodhja e këtij gabimi terminologjik, jo vetëm është tregues i një mungese minimale njohurish ekonomike, por tregon që ka edhe pakujdesi të theksuar në bërjen dhe transmetimin e lajmit. Si nuk i ka vajtur mendja të gjithë këtij zinxhiri të shfletojë fjalorin e gjuhës shqipe për të kuptuar se për çfarë fenomeni po flasin.

E megjithatë, zinxhiri i gabuesve nuk mbetet këtu. Termin ""REÇENSION" e përdorin në vend të termit "RECESION" edhe disa nga specialistët që thirren në emisione televizive për ta analizuar krizën. Deri edhe bankierë kemi dëgjuar të shprehen "REÇENSION"! Prandaj, vendosëm bëjmë disa sqarime:

… Ju lutem, thuhet "RECESION".

… "RECESIONI" i referohet "rënies ekonomike", domethënë rënies apo tkurrjes në prodhimin e brendshëm bruto real ose në prodhimin e përgjithshëm bruto real. Në periudhën e recesionit bie jo vetëm niveli i prodhimit por edhe i punësimit; fitimet e korporatave; inflacioni etj.. Zakonisht recesioni shpallet kur ka rënie ekonomike në dy tremujore radhazi.

… Ndërsa "REÇENSIONI" është krejt tjetër gjë. Fjalori i gjuhës shqipe, i cili përmban termin "RECENSION" dhe jo "REÇENSION", e shpjegon këtë fjalë si një vlerësim kritik me shkrim për një vepër artistike, për një punim shkencor, për një shfaqje etj., duke dhënë përmbajtjen dhe duke vënë në dukje anët e mira e të metat. E shihni sa larg dhe sa gabim transmetohet një mesazh ekonomik, për pak pakujdesi gjuhësore.

Edhe njëherë ju lutemi thuajeni "RECESION", ose shqip "rënie ekonomike".

Po të vazhdojmë ta themi "REÇENSION", ekziston rreziku që autoritetet, te cilat duhet ta ndjekin seriozisht atë ç’ka po ndodh me ekonominë botërore dhe pasojat që mund të ketë në ekonominë shqiptare, të katandisen të bëjnë vetëm recensa artikujsh e punime shkencore, por edhe mund të merren me veprat artistike dhe shfaqjet. /Monitor/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
AKP shiti 46 asete, kjo është vlera financiare

AKP shiti 46 asete, kjo është vlera financiare

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Kalo në kategori