LAJMI I FUNDIT:

Jovanoviq nuk është më në krye të DFC-së në Beograd

Jovanoviq nuk është më në krye të DFC-së në Beograd

John Jovanoviq nuk është më në krye të zyrës rajonale amerikane Korporata për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC).

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Jovanoviq, i cili në një konferencë online të Fondacionit Ana dhe Vlade Divac “Filantropia nuk ka kufij”, ka theksuar që më nuk është në funksionin e drejtorit të zyrës së DFC-së në Beograd, raportoi agjencia e lajmeve Tanjug.

“Këtu jam në kapacitet privat, sepse ditë më parë kam dhënë dorëheqje nga detyra e drejtorit të zyrës së DFC-së në Beograd”, ka thënë Jovanoviq në konferencë.


Ai theksoi se DFC-ja ka një udhëheqje të re të zyrës në Uashington, e cila, siç tha ai, do të vazhdojë punën në Ballkanin Perëndimor.

“Kam nderin që me hapjen e zyrës në Beograd kemi vendosur themelet për angazhim serioz ekonomik të SHBA-së në Serbi dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Deklaratat, ditë më parë, të udhëheqjes së re tregojnë dëshirën për punë të DFC-së në Serbi dhe rajon. Jam krenar për suksesin gjatë gjashtë muajve të fundit në Serbi dhe rajon”, theksoi Jovanoviq, transmetpn REL.

Lidhur me këtë rast, Radio Evropa e Lirë, i ka dërguar pyetje ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Zyra e DFC-së është hapur në Beograd pas arritjes së Marrëveshjes për normalizim ekonomik të 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë.

Ish-zyrtarë të DFC-së, në kushte anonimiteti, i kanë treguar ditë më parë Radios Evropa e Lirë se ka pasur tensione brenda këtij institucioni në mes atyre që donin që investimet të përqendroheshin në shtetet me të ardhura të ulëta, siç janë ato në Azinë Juglindore dhe Afrikë, dhe atyre të cilët besojnë se duhet të investohet në projekte në shtetet me të ardhura të mesme dhe të larta, që promovojnë synimet e politikës së jashtme amerikane.

Mirëpo zyrtarë të Koorporatës kanë thënë se ky institucionështë i përkushtuar që të mbështesë investimet private në Ballkan.

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Kalo në kategori