Joshua dhe Duboisi mësojnë datën e rimeçit
Daniel Duboisit dhe Anthony Joshuas do të kenë një revansh dhe data e këtij meçi është zbuluar. Shefi i boksit në Arabi Saudite, Turki Alalshikh, ka thënë se rimeçi për titullin IBF të kategorisë së rëndë pritet të mbahet më 22 shkurt. Sikurse përballja e parë edhe se rimeçi do të zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite. Në duelin e parë mes tyre, Dubois e shtangu Joshuan, duke e rrëzuar plotë katër herë, për ta nokautuar pastaj në raundin e pestë.

Dubois ka 22 fitore e dy humbje në boksin profesionist, ndërsa Joshua ka bilanc prej 28 fitoreve e 4 humbjeve. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























