Shenjat e tërheqjes mes dy njerëzve shkojnë shumë përtej fjalëve
Në dashuri, sidomos në fazën e shoqërimit, trupi komunikon shumë më tepër se fjalët. Mbi të gjitha, ndërsa gjuha verbale mund të jetë një mjet për keqkuptimet, fshehtësinë dhe madje edhe gënjeshtrat, gjestet dhe shikimet gjithmonë tregojnë mendimet e personit. Por, sigurisht, me kusht që të dini t’i lexoni ato.
Lëvizjet e trupit udhëhiqen nga e pandërgjegjshmja dhe shpesh nuk janë veprime të vetëdijshme: për këtë arsye edhe disimuluesit më të thekur mund të bëjnë pak për t’i kontrolluar.
Le të zbulojmë më të zakonshmet nëse djali i bukur, që po synojmë, tregon interes dhe tërheqje ndaj nesh. Para së gjithash duhet të kujtojmë se gjuha e trupit të mashkullit është më e thjeshtë dhe më pak e pasur me sinjale sesa ai i femrës, por ndërkohë shumë më i drejtpërdrejtë dhe esencial.
1. Sinjalet e pëlqimit – Nëse bashkëbiseduesi ynë e çmon shoqërinë dhe bisedën tonë, do të tentojë të lëvizë trupin, duke u afruar drejt nesh. Lëvizja mund të jetë minimale dhe mezi e perceptueshme, por është një sinjal i rëndësishëm. Një shenjë tjetër e pëlqimit është gjesti i prekjes së flokëve dhe madje edhe më shumë përpjekja për të hyrë në kontakt me trupin tonë, për shembull duke prekur një krah apo një dorë. Kur ai nuk mund të na prekë, do të përpiqet të prekë objektet tona.
Nëse duam ta lehtësojmë guximin e tij në marrjen e iniciativës, ne shmangim uljen përballë tij, për shembull në një tavolinë në lokal: më mirë të zgjidhni vendndodhjen pranë tij dhe të mos vendosni sende ndërmjet jush si kuletë, syze ose të tjera, për ta ndihmuar atë në këtë kontakt (ose për ta vendosur atë vetë). Shenjë tjetër e pëlqimit të meshkujve janë përkëdhelja e mjekrës, prekja e buzëve me një gisht ose prekja e veshit. Edhe qëndrimi i drejtë me gjoks jashtë është zakonisht një shenjë e pëlqimit.
2. Kujdes, diçka nuk shkon! – Nëse ai e prek hundën me gisht ose pëllëmbën e dorës, është një ide e mirë për të bërë një kthim të shpejtë: është një shenjë e rëndësishme e refuzimit. Ndoshta, ai është i shqetësuar nga sjellja jonë ose nga diçka që kemi thënë. Më mirë të ndryshojmë rrugën menjëherë!
Shenja të tjera të rrezikut janë gjesti i tërheqjes mbrapa, qoftë edhe distanca mes tij dhe nesh, ose vendosja e krahëve në gjoks si shenjë e mbylljes. Gjërat shkojnë keq edhe në qoftë se ai fërkon kokën ose ha thonjtë: këto janë të gjitha shenja nervozizmi dhe parehatie.
3. E qeshura – E qeshura është një mënyrë e rëndësishme për të transmetuar emocione dhe për të çliruar tensionin emocional. Buzëqeshja gjithmonë është një shenjë pozitive, veçanërisht nëse shoqërohet nga një vështrim i zgjatur disa momente, pasi mbarojmë së foluri.
Është gjithashtu sinjali se momenti është i këndshëm. Por, nëse e qeshura shoqërohet nga një kthim mbrapa i trupit, kjo është një shenjë e shqetësimit dhe rrezikut. Nëse në vend të kësaj, lëvizja është përpara në drejtimin tonë, gjithçka po shkon mirë.
4. Shikimi – Gjithçka po shkon mirë nëse ai po na shikon në sy, ndërsa nëse shmang shikimin në sy, ka diçka që nuk shkon. Nëse vëmendja e tij përqendrohet te buzët tona, sinjali është i qartë: ai vdes nga dëshira për të vjedhur një puthje.
Nëse ai me të vërtetë ka simpati për ne ose madje është i dashuruar, sytë e tij e thërrasin me zë të lartë vëmendjen dhe fiksimin ndaj nesh, si kur flasim dhe kur dëgjojmë, të tejmbushur me adhurim. Nëse gjatë bisedës, ai i mban sytë poshtë, ka shumë gjasa që po na gënjen.
5. Këmbët – Edhe gjymtyrët e poshtme kanë gjuhën e tyre, edhe pse nuk është gjithmonë e lehtë për t’u interpretuar. Zakonisht, fakti i orientimit të një këmbe drejt një personi të caktuar është një shenjë e pëlqimit ndaj tij: në praktikë është një mënyrë për t’u afruar.
Fakti i fërkimit të këmbëve tuaja në tokë ose nën karrige është një shenjë nervozizmi dhe sikleti, shkurt, një dritë e verdhë dhe rrezik. Kalimi i këmbëve në një drejtim ose në një tjetër është një sinjal dinamik që mund të tregojë, në varësi të pozicioneve, hapjes ose mbylljes dhe prandaj duhet lexuar me kujdes.
6. Duart – Nëse ai fillon të lëvizë duart më shumë se zakonisht, mund të jetë një sinjal se ai po fillon të flirtojë me ne. Vendosja e duarve mbrapa shpinës ose mbrapa qafës është zakonisht një shenjë interesi për ne dhe relaksim, një shenjë që e bëjmë të ndihemi mirë.
Edhe nëse ai bën gjestin e shëmtuar, duke luajtur me një gotë ose me objekte të një forme të rrumbullakët, kjo është një shenjë e mirë: ato i kujtojnë forma dhe linja femërore dhe kjo na autorizon të imagjinojmë se ai na pëlqen. Në këtë pikë ne mund të rrezikojmë një kontakt në majë të gishtërinjve: nëse duart janë të ftohta dhe pak të djersitura, atëherë gjithçka është në rregull. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Cilat lule mbillen në mars? Do të keni një oborr si në një përrallë

A kanë lëkurë të zezë arinjtë polarë poshtë gëzofit të bardhë?
Meshkuj, kështu duket femra me trupin më të përsosur në botë! (foto)
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Akrepit do të pendohej nëse do të ndahej
Fuqitë e fshehura të shenjës së Peshqve
Në cilën moshë duhet të martoheni, në bazë të shenjës suaj të Zodiakut?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja