Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, është duke e përgatitur skuadrën për ndeshjen me Tottenham Hotspur, por që ka gjetur kohë që t’i shkruajë një letër një tifozi 94 vjeç. 

Tifozi jetëgjatë, Fredrick Schofield është duke u përmirësuar në spital pas një sulmi që kishte në kokë, ndërsa trajneri portugez i ka shkruar një letër frymëzuese dhe prekëse.


“Në kohët e fundit jemi njoftuar të gjithë për përkushtimin tuaj të mrekullueshëm për Manchester Unitedin”, thuhet në fillimin e letrës së Mourinhos.

48B4245000000578 5325091 image a 3 1517229517746 Tifozi me letrën e Jose Mourinhos

"Unë thjesht doja t'ju shkruaja për t'ju falënderuar për mbështetjen tuaj besnike dhe përkushtimin ndaj klubit. Entuziazmi i tifozëve vazhdon të më mahnitë mua”.

“Unë, lojtarët dhe stafi janë të gjithë duke menduar për ty”.

48B422AD00000578 5325091 image a 4 1517229529976 Letra e plotë

Trajneri 55-vjeçar shumë shpesh kritikohet për personalitetin e tij të ftohët, por ky gjest i fundit është dëshmi e angazhimit të tij për t'u angazhuar me tifozët.

Nipi i Schofield Kevin është ai që e ka zbuluar letrën edhe pse është një tifoz i madh i Manchester City.

48B4251900000578 5325091 image m 8 1517229597435 Tifozi i Cityt me gjyshin e tij

"United ka tejkaluar pritjet e mia. Pasioni i futbollit në qytetin tonë është i mahnitshëm, na ndan, por mund të na bashkojë kur është e nevojshme”.'

United ka fituar çdo ndeshje deri më tani në 2018.

GettyImages 907624200 Jose Mourinho duke duartokitur tifozët (Getty Images)

Ndeshja e radhës është shumë e vështirë pasi luajnë në Wembley të mërkurën ndaj Tottenhamit të Mauricio Pochettinos. /Telegrafi/

telegrafi sport app