LAJMI I FUNDIT:

Jorginho: Nuk kisha interesim ta shikoja Kampionatin Botëror

Jorginho: Nuk kisha interesim ta shikoja Kampionatin Botëror

Mesfushori i Chelseat dhe Italisë, Jorginho pranon se i ka parë ndeshjet Kampionatit Botëror vetëm në fazat e fundit:

Ish-ylli i Napolit dhe Hellas Verona fitoi Kampionatin Evropian me Azzurrët vitin e kaluar, por pas mezi nëntë muajsh, Italia nuk arriti të kualifikohej në “Katar 2022”, duke humbur në gjysmëfinalen e play-off-it të kualifikimeve nga Maqedonia e Veriut marsin e kaluar.

Italia kishte përfunduar nënkampione ndaj Zvicrës në grupin kualifikues, me Jorginhon që humbi dy penallti në dy ndeshje kundër Helvetikëve.


Ndoshta, edhe për këtë arsye, ai nuk ishte i interesuar të shikonte ndeshjet e Kupës së Botës.

“Ishte shumë e vështirë, veçanërisht në fillim. Ishte shumë e vështirë. Nuk doja të shikoja ndeshjet”, deklaroi ai për Sky Sport Italia.

“Unë shkova në një udhëtim me familjen time. Kam parë vetëm disa ndeshje të miqve që po luanin, por nuk e dija as orën e fillimit”.

“Nuk doja të shikoja, nuk isha i interesuar. Drejt fundit, u riktheva pranë televiziorit që të shikoja diçka”, ka shtuar më tej mesfushori.

Jorginho iu bashkua Chelseat nga Napoli në një marrëveshje prej 57 milionë euro në vitin 2018 dhe ka fituar Ligën e Evropës dhe Ligën e Kampionëve me Blutë.

Ylli i Azzurrëve sot mbush 31 vjeç. Ai bëri debutimin e tij në Itali në mars të vitit 2016 dhe ka shënuar në pesë ndeshje në 46 paraqitje ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Ndërkombëtare
Kalo në kategori